Pages

Thursday, December 17, 2015

O maksemia asana !

Në qendrën Rinore Tiranë, është zhvillur një aktivitet me fëmijët romë me rastin e festave të fundvitit . Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqesues nga Bashkia Tiranë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Organizata Rromani Baxt Albania . Në këtë ditë të veçantë kanë performuar një grup artisësh me lojrat e tyre argëtuese që së bashku me fëmijët kanë krijuar një atmosfërë të ngrohtë festive . Aktiviteti u mundwsua nga Orange Event .

In Youth center Tirana, has evolved an activity of Roma children on the case of Christmas . The event was attended by representatives from the Municipality of Tirana, the Ministry of Social Welfare and  Rromani  Baxt Albania Organization . On this special day a group performed  their artist entertainment gamesand  together with children have created a warm atmosphere of celebration. Activity was made possible by Orange Event .

Ko Centro ternengo Tirana, undillo jekh aktiviteti e romane maksemencar kaj chabuktan avell o Nevo Bersh . Ko aktiviteti isine bare manusha katar Tirana Municipacia, Ministria llachorimjaske socialo em ternenge em  organizacia Rromani Baxt Albania . Ko akava dive specialo kerde performacia jekh grupo artistia pire chella kaj e maksemencar kerde jekh atmosfera tati festivo . O aktiviteti undullo katar Orange Event . 








Thursday, December 03, 2015

"Tallavaja" e Romanipe Band (Video)

Një grup të rinjsh romë dhe egjitjan kanë performuar me muzikë tradcionale rome në mbrëmjes së Enjtes në lokalin “Bunker1944” . Shpesh dëgjohet që romët dhe egjiptjanët luajnë vetëm tallava por kësaj rradhe erdhën me një risi disi të re . Muzika tradicionale rome e përzier me Jazz, Reggaa dhe Funky . Ky grup përbëhet nga 4 instrumentistë dhe një këngëtare, këngët janë pothuajse të njohura si Gelem gelem, Chajorie, Ederlezi etj. Ky Bend muzikor ka rreth 2 javë që është formuar dhe kërkon mbështetje qoftë nga miqtë dhe nga njerzit që pëlqejnë muzikën tradicionale rome . Performanca e tyre është pritur me duartrokitje nga të ftuarit që ishin prezent në këtë lokal . Romanipe Band(emri i bendit), nuk përformoi vetëm për publikun por ishte në një garë votimesh se cila bandë muzikore do të merrte më shumë vota do të kualifikohej për ne finale . Por, Romanipe Band është kualifikuar automatikisht pasi grupi tjetër sfidues nuk është paraqitur dhe kjo e bën që Romanipe Band të shkojnë në finale . Çmimi i ofruar nga ky lokal është një videoklip profesional për Bendin Muzikor i cili do të shpallet fitues nga të ftuarit në atë ambjent .   




Friday, September 25, 2015

Për pak Kurban

Dje ishte një ditë e shenjtë për komunitetin Musliman, dita e Kurban Bajramit . Një festë e faljes dhe falenderimit, ku njerzit duke prerë kurban i falin të varfërve, në këtë festë, gjithashtu vizitojnë njëri-tjetrin dhe përgatisin ëmbëlsira dhe ushqime të ndryshme tradicionale.
14:30 - Në shkollën 9 vjeçare Bajram Curri, kishte  një grumbull njerëz të  ulur në tokë(nuk ka stola), disa të tjerë duke u mbështetur në shtylla elektriciteti dhe në mure të shkollës . Që dukej sikur por prisnin diçka, një situatë e tillë ndodh kur pret avionin por të presësh autobusin mund të shkosh në stacionin që ndodhet disa metra pak më larg(përball Ministrisë së Mbrojtjes) ku ka  autobusa më të shpeshta  . Por në fakt, ato s’po prisnin autobusin .
15:30 - Unë po nxitoja për të ikur në Pezë pasi kishte mbërritur Ivan Ramiro Cordoba ish-lojtar i Interit, me grupin e Inter Club Albania të cilët u nisëm në vendin ku do të shihnim një prej legjendave të Interit . Për mua ishte hera e parë që shihja një lojtar të Interit .
18:00 - Rrugës për në shtëpi duke pasur shoqëri shiun, përsëri ajo turma sikur ishte dyfishuar dhe fillimisht u habita dhe ajo hipoteza e autobuzit bie normalisht dhe pyeta disa banorë, më thanë që shpërndaheshin ndihma(mish Qengji) nga Bashkia e Tiranës .
 20:05 – Tashmë kishte filluar kaosi, rreth 200 persona të cilët rrinë dhe presin faljen e kurbanit ku pranë ishte dhe policia bashkiake . Papritur pas saj vjen një fugon I cili futet brenda në ambjentet e shkollës dhe ulerimat e njerëzve filloi të dyfishohej .
20:30- Po fillonte procesi i ndarjes ku njerzit me rradhë, pa rradhë futeshin përpara për të marrë atë qese të vogël me 1 kg mish brenda .  Por për të marr atë qese, e përfitonin vetëm ato që merrnin ndihmë ekonomike dhe duhet të kishe fotokopjuar kartën ID dhe kartës së bankës .
20:45 – një pjesë të banorëve i njihja(kishte nga komunitete romë,egjiptjan dhe maxhorancë) por askush nuk largoheshe nga hekrat, personi i cili ishte angazhuar vetëm disa përsonave I merrte letren e fotokopjuar ndersa të tjerët letrën e palosnin dhe e hidhnin duke kapërcyer hekrat, në mënyrë që të merrnin  kurbanin . 

21:00 – Një pjesë e njerëzve ka marrë ndërsa pjesa tjetër jo pavarsisht se kishte dorëzuar letrën, këtu filloi kaosi i vërtet duke ulëritur personave përgjegjës por ato as po e “rruanin” fare . Duke pritur për orë të tëra aty për një copë mish, përsonat përgjegjës u larguan duke lënë një pjesë pa marrë kurbanin, ai që ka pritur nga ora 14:30 – 21:00 .

Unë e festova Kurban Bajramin në orën 14:00 me familjen por ai që po priste për orë të tëra ka festuar gjë ?     


Monday, September 07, 2015

Bare Roma "BAROM"

Në qytetin e Vinicës, Maqedoni, u krijua forumi i parë romë ballkanik nga shtete si Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Serbia, Bullgaria, Kosova etj.  Qëllimi i këtij projekti është të krijojë një rrjet social mes të rinjve romë për krijimin e  projekteve për komunitetin romë që jetojnë në Ballkan dhe për përmirësimin e gjëndjes së tyre të jetesës. Ky projekt I quajtur “BAROM”  financohet nga kryeministria Turke, e cila I jep një shans të rinjve të implementojnë idetë e tyre . Gjatë ditëve në Vinica, të rinjtë I ka vizituar kryetari  i komunës së Vinicës, Emil Donçev  dhe partner të organizatës Barom . në ditët në vijim është zhvilluar seminar për të ngritur kapacitete që nesër të jenë këta të rinjë të cilët do të drejtojnë dhe ndihmojnë komunitetin rom .  Të rinjtë shprehen të kënaqur nga kjo iniciativ e cila do I shërbej jo vetëm si eksperiencë por mund të krijojë një rrjet social midis të rinjve rom në ballkan për të zbutur problemet e romve .

In the city of Vinica, Macedonia, was created the first Roma forum of the Balkan countries from Albania, Macedonia, Turkey, Serbia, Bulgaria, Kosovo, etc. The aim of this project is to create a social network among young Roma for the creation of projects for the Roma community living in the Balkans and to improve their living condition. This project called "Barom" funded by the Turkish prime minister, which gives young people a chance to implement their ideas . During the days in Vinica, the mayor of Vinica, Emil Donchev and Barom partner organization visited the younger’s from Balkan  . in the coming days seminar was developed to build capacity and  tomorrow are these young people who will lead and help the Roma Community . Young people are satisfied by this initiative which will benefit not only experience but can create a social network among young Roma in the Balkans to mitigate roma problems .



Ki diz Vinica, Macedonia, undillo o jekhto  ballkano forumi romano T’hana sar , Macedonia, Turkey, Serbia, Bulgaria, Kosovo, etc. Intencia e akale projektesko isi kaj te phiradovel jekh socialo network ko terne roma kaj te keren projektia e romenge kaj dziven ko ballkani em te llachoren lengi situacia e dzivdipeske . Akava projekto puchjoll “BAROM” pukindjol kato Baro Ministro e Turkiako, kaj della jekh Shansi e ternenge te keren implementacia lenge ideje . Ko dive ti Vinica, O sherutno e Viniciaki, Emil Donchev em o vavera partneria organizaciako kerde visita e ternen kato ballkani . ko dive kaj ale undillo seminari kaj te vazden kapacitacia kaj tasjara te oven akale terne i guida em o azutipe e romengo . O terne vakeren kaj isi loshale katar akija inicjativa kaj ka ovel servicia na numaj sar eksperienca ama shaj te putrel jekh social network to terne katar ballkani kaj te tiknaren o problemja e romenge .  




Wednesday, June 24, 2015

O roma aktivistja den Informacia e manushenge

  O aktiviste e Tiranake dene informacia sar te keren aplikacia e kherenge e romenge em chibanenge kaj beshen ki Unitacia nr. 11 . Olen isilen preukopacia kaj lengo kher isi pashe to treni . Vaver problemi isi kaj nanaj o sistemi e kanalesko .

Aktivistët e Tiranës kanë informuar antarët e komunitetit rom/egjiptian të cilët janë pjesë e Njësisë Bashkiake Nr.11 për legalizimin e banesave. Familjarët shprehen shqetesimin e tyre për banesat të cilët janë shumë afër shinave të trenit.
Përveç pjesës së legalizimeve u konstatuan probleme lidhur me mungesën e sistemit të kanalizimeve për një pjesë të zonës.

Tirana activists have informed members of the Roma / Egyptian who are part of the boroughs No.11 on the legalization of housing.  Family expressed their concern problems for their house that are near to train station . Apart from the legalization were found problems associated there is missing sewerage system for part of the area.      

2500 shtëpiza përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në datën 24 Nëntor, rreth 2500 shtëpiza të vogla janë vendosur nga të rinjtë përpara godinës së Kryeministrisë në shenjë proteste kundër shembjes së banesave në zonën e Selitës, të cilët preken nga plani urbanistik, ndërtimi i "Unazës së madhe" . Këto shtëpiza të vogla janë ndërtuar nga artisti rom fierak, Sead Kazanxhiu .

On 24 November . around 2500 small houses were placed from young's in front of the prime ministry building in protest against the demolition of housing in the area of Selita, affected by urban plan, Construction of the "big Ring" . Those small houses are builded from roma artist Sead Kazanxhiu .

Ko 24 Novembro, pash 2500 tikine khera o terne chude anglal ki institucia e jekhoministro sar protesta kaj ma te xataren o khera ki zona Selita, kaj azbavon kato plani urbano, keripe e "Bari Angrustik" . Akale tikine khera kerdas o Artisti romano Sead Kazanxhiu .  .
    kliko ketu per te pare videon

Monday, June 22, 2015

Sulmohen romët në autobus

On June 21, a father and his two seventeen year olds - boys were attacked while traveling in the bus, returning from church. The situation is happening in Sofia city. The description of the attackers/based on peoples who were travelled in the same bus/ were: 4-5 young boys hooded, armed with pens and bats.
The attack is sudden and is not caused by anything. Attackers hits boys and their father at back with the words "Gypsies, dirty."

I just want to add that such an attack was the second official in a week only for Sofia, and my personal information is that the numbers are much more/, who knows really what is the real number of victims of such hate crimes. In the last month - two conflicts are played out on an ethnic basis: Village in Blagoevgrad and in "Orlandovtsi" neighborhood in Sofia city.
The attack on these boys and their father did happen in "Druzhba" neighborhood, Sofia city.

Më 21 qershor  një baba me  fëmijët e tij 17 vjeçar, sapo kishin dalë nga kisha , u sulmuan ndërsa udhëtonin me autobus .  Situata ka ndodhur në qytetin e Sofjes. Sipas informacioneve nga qytetarët bullgarë që ndodhesin në vendngjarje, ishin 4-5 djem të rinj të maskuar, të armatosur me dhe shkopinj.Sulmi ishte i papritur dhe nuk u shkaktua nga ndonjë gjë. Sulmuesit goditën djemtë  dhe të atin e tyre në përsëri me fjalët "ciganë, zhulsa ."

Një aktiviste rome,Stella Angelova thotë se :
“një sulm i tillë ishte i dytë në një javë vetëm në Sofje  dhe me informacionet që kam është se numrat janë shumë më tepër, kush e di në të vërtetë se sa është numri i vërtetë i viktimave të krimeve të tilla të urrejtjes. Në muajin e fundit - dy konfliktet janë luajtur mbi baza etnike si Fshatin në Blagoevgrad dhe në lagjen "Orlandovtsi" në qytetin e Sofjes. Sulmi ndaj këtyre djemve ndodhi në lagjen e  Druzhba" Sofia city.

Ko 21 June jekh dad pire chavencar 17 breshenge, kozom niklistilesas kati khangiri, khudelen kana phirensas autobuzesar . Situacia undili ki Sofia(Bulgaria). Kato informacia ka ledham kato manusha andre ko autobus, isine 4-5 terne maskasar, bashavdencar em kashtencar . na dzinol soske khude e dades em leske chaven . o rakle khude e dades em leske chaven em koshalelen billacho “cigania, bi thovde.
Jekh aktivistka romni, Stella Angelova vakerel :

“Isi o dujto attak to akava kurko  kaj undillo numaj ki Sofia, em o informacioni kaj siman se isi po but em na dzaniol kozom isi o gin e viktimengo . Koa kava masek undile duj(2) konfliktia kato racizmo ko gav Blagoevgrad em ki mahadha "Orlandovtsi" ki diz Sofia . o than kaj khude e romen isi ki Druzhba" Sofia city “ .
     


Sunday, June 21, 2015

Romët e Gjirokastrës, mungesë të infrastrukturës rrugore dhe ujit

Lagjia “Zinxhiras” në Gjirokastër, zona periferike ku jeton kryesisht komuniteti rom, nuk ka ujë të pijshëm, infrastrukurë rrugore, apo ndriçim publik. Ndonëse jetojnë rreth 600 banorë, janë të privuar edhe nga kushtet minimale të higjenës.
Romët në Gjirokastër të përqëndruar në lagjen periferike të qytetit “Zinxhira”, përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm, ndriçimit rrugor, prezencës së mbetjeve urbane etj.
Pjesëtarë të këtij komuniteti kanë pohuar se uji vjen vetëm gjysëm orë, e kjo në një tubacion të hapur në një gropë nga vetë ata, ku është e pamundur të furnizohen të gjithë dhe uji sipas tyre është shumë i ndotur.
Janë rreth 600 banorë të komunitetit rom që jetojnë në këtë zonë periferike të qytetit të Gjirokastrës.    
kliko ketu per te pare videon

Jo termit "arixhi" në tekstet tona

Aktivistët e komunitetit rom dhe e
gjiptian i drejtohen publikisht me një letër të hapur Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve, lidhur me konstatimin tonë përsa i përket provimit të Gjuhë-Letërsisë, në Maturën Shtetërore më datë 29 maj 2015.
Në një nga pyetjet e provimit në Letërsi dallohet qartë përdorimi i termit “arixhi”, si pjesë e veprës së autorit Gabriel Garcia Marques dhe mbi të gjitha formulimit të pyetjes mbi ardhjen e “arixhinjve” dhe se çfarë mendojnë maturantët për ta bazuar në veprën e Markezit.
Së pari, ju bëjmë me dije se termi ‘arixhi’ përmban një konotacion negativ, është i papërshtatshëm për ta përdorur si term dhe fyen komunitetin rom, duke shfaqur doza diskriminimi dhe përforcimin e stereotipave kundrejt këtij komuniteti.
Së dyti, tashmë njihet botërisht termi rom, gjithashtu në Shqipëri është njohur si minoritet Linguistik, term i cili e identifikon këtë komunitet edhe përmes gjuhës së ligjit shqiptar.
Institucionet kompetente në respekt të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të sanksionuara në legjislacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, duhet të siguroheshin dhe të merrnin të gjitha masat kundër përdorimit të termave ofenduese, të cilat shenjëstrojnë një komunitet të caktuar.
Ndaj, aktivistët e komunitetit rom dhe egjiptian u bëjnë thirrje institucioneve të lartpërmendura që të marrin të gjitha masat, duke filluar me korrigjimin/pastrimin e teksteve mësimore që janë pjesë e kurikulave shkollore nga përdorimi i termave të tillë, të cilat mund të ndikojnë në keqinformimin dhe keqedukimin e brezave të rinj lidhur me identitetin, kulturën dhe historinë e një populli të caktuar.
Duke besuar në mirëkuptimin e Ministrisë së Arsimit përsa i përket shqetësimit tonë, kërkojmë prej jush një reagim publik rreth shqetësimit të ngritur në këtë letër.
Jemi në pritje të reagimit tuaj pozitiv.    

Marrë nga gazeta shqiptare - http://balkanweb.com/gazetashqiptare/jo-termit-arixhi-ne-tekstet-tona/

Saturday, June 20, 2015

Aktivisti rom i PD së bashku me familjen kërcënohet me armë (Video)

Erdhi 21 qershori, në Elbasan është shënuar një incident  ku një drejtues i zyrës elektorale të PD(Xhevdet Mustafaj) është kërcënuar me armë familjarisht në shtëpinë e tij. Ngjarja  ka ndodhur dy net më parë, ndërkohë që policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë agresorin, për të cilin PD pretendon se ka qenë i armatosur në momentin e kërcënimit, megjithëse policia tha se atij nuk i është gjetur armë. Kjo solli edhe reagimin e menjëhershëm të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili udhëtoi në mesnatë për në Elbasan, nga ku i kërkoi prokurorisë që të zbardhë sa më parë ngjarjen e rëndë.

Në lagjen “5 maji” në Elbasan, Xhevdet Mustafaj shprehet se persona të armatosur e kanë kërcënuar atë dhe familjen për votën. “Është e disataherë që më kërcënojnë. Të enjten në mbrëmje erdhën me një makinë luksoze”, ka thënë aktivisti i PD-së, Xhevdet Mustafaj, duke pretenduar se kërcënuesit janë aktivistë të Partisë Socialiste.

 “Na kanë ardhur në mes të natës me armë, më terrorizuan fëmijët. Tre ishin me kallashnikovë dhe një me pistoletë. Kemi dërguar nënën në spital”, është shprehur Mustafaj.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërriti kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kandidati për kryebashkiak Ardian Turku, si dhe kryetari i grupit të punës, Ridvan Bode.

“Qazim Sejdini, ky oktapod që është kapur gafil para gjithë mediave si kërcënues dhe censurues i medias së lirë, është provuar edhe si autor i terrorit mbi komunitetin rom. Ai përdor banditët Çela për të terrorizuar aktivistët e Partisë Demokratike. Kemi informacione se Sejdini ka krijuar një rrjet mafioz të blerjes së votës kundrejt 20 mijë lekëve. I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Policia e Elbasanit e cila ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në vendin e quajtur Rrapishtë. “Pas njoftimit, shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe u konstatua se B. M. 43 vjeç dhe Xhevdet Mustafaj, 52 vjeç, kryetar i seksionit të PD në lagjen ‘5 Maji’ janë kanosur në oborrin e shtëpisë. Të dy kanë denoncuar se janë kërcënuar me fjalë nga F. M. 19 vjeç, banues ne Elbasan, duke iu përcaktuar se në çfarë krahu duhet të votojnë ata, pasi në të kundërt do të kenë probleme. Nga veprimet e para hetimore të deritanishme rezulton se nuk është përdorur armë”, tha policia, e cila shtoi se i denoncuari është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nuk kishte si të mos mungonte reagimi i deputeti socialist, Taulant Balla, i cili këtë incident e ka cilësuar një sajesë për përfitime politike. “Nuk ka pasur asnjë sulm politik, por vetëm një zënkë mes dy familjeve që u shit si incident elektoral. Basha dhe Turku po tentojnë të prishin klimën e qetë politike që ekziston në Elbasan. Turku dhe anëtarët e Partisë Demokratike po inskenojnë video dhe incidente të tilla të turpshme pasi janë në panik”, është shprehur Taulant Balla, duke rrëzuar edhe ato që ka deklaruar policia, e cila po heton ngjarjen.    
kliko per te pare videon pj.1 
kliko per te pare videon pj.2   

Komuniteti rom në Tiranë(Shkozë)

Banorët kërkojnë që kandidatët për kryetar bashkie nga koalicioni i majte dhe ai i djathte t'iu përgjigjen kërkesës së banorëve per tu ballafaquar me problemet e tyre dhe zgjidhjen konkrete te cilen ata premtojne. Ato i kërkojnë mediave televizive qe t'i ndihmojnë në këtë përpjekje duke ardhur në zonën e Shkozës për t'i mundësuar banorëve qe t'i bejne thirrje kandidatëve që të pranojnë ftesën e tyre.
"besojme tek pushteti i medias, ne besojmë se nëse media do të na mbështesë në kërkesën tonë për të biseduar me kandidatët mbi problemin tonë konkret si dhe t'i bëjme atyre pyetje për të kuptuar nëse ata kanë ndërmend një zgjidhje konkrete, të bëshme dhe të matshme për shqetesimin tonë, atëhere perpjekja jonë do të kishte më tepër sukses. "             

Vota Vlen ! (Video)


 Nisma "Vota Vlen" është një përpjekje e aktivistëve rom në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 Qershorit 2013 në Shqipëri, e cila u përqëndrua në 14 komunitete rome në të gjithë vendin.
Kjo nismë, simbolizon një marrëdhënie të re dhe të ndryshme nga "tradita 20 vjecare" e raportit midis qytetarëve me politikës, ku qytetarët e organizuar arrijnë të shprehin interesat e tyre të përbashkëta dhe të ndikojnë në axhendën dhe ligjërimin politik.
"Vota Vlen" është konceptuar dhe është vën në jetë nga aktivistët rom me përfshirjen e vetë komuniteteve rome.
Realizimi i kësaj nisme mundësoi krijimin e një përfytyrimi të ri të organizimit komunitar mbi fuqinë e tyre të përbashkët për të prodhuar ndryshime cilësore të realitetit në të cilin ndodhen.
Kjo nismë është një process dhe si cdo proces varet nga angazhimi i njerëzve të cilët i japin jetë asaj .    
                  
kliko ketu per te pare videon

Friday, June 19, 2015

Drejtuesi i zyrës elektorale të PD në lagjen 5 Maj denoncon se është kërcenuar me armë në shtëpi

 Xhevdet Mustafaj, përfaqesues i komunitetit rom dhe drejtues i zyrës elektorale të PD në lagjen 5 Maj ka denoncuar se është kërcënuar me armë nga persona që sipas tij janë pranë kandidatit të PS, Qazim Sejdini.
“Na kanë ardhur në mes të natës me armë, më terrorizuan fëmijet. Sueli të vinte ditën jo në mes të natës. Tre ishin me kallashnikovë dhe një me pistoletë . Kemi dërguar nënën në spital se ajo u bë keq” është shprehur Mustafaj. Vetë kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbërritur në Elbasan duke u njohur me këtë rast.    



Thursday, June 18, 2015

Çelet ekspozita “Genocidi rom”

Në ambjentet e  “Tirana Ekspres”  u çel ekspozita e titulluar “Genocidi rom” për të kujtuar vështirësitë që hasnin romët në kampet e përqëndrimit gjatë regjimit nazist . Tek ky event ishin  prezent kryesisht të rinj dhe vizitorë të huaj, ekspozita u hap për publikun në orën 18:30 . Kjo ekspozitë kishte shumë objekte që lidheshin me pjesën e historisë së genocidit . Përveçse ekspozitë, të rinjtë rom kanë përgatitur një dramë për ta bërë më të qartë pjesën e historisë së genocidit rom .   Genocidi rom ose Holokausti rom, i njohur gjithashtu si “Porajmos” ose "Samudaripen" (vrasje masive ) e cila ishte përpjekja e regjimit nazist dhe aleatëve të tij për të shfarosur popullin rom të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore .    

Ko than "Tirana Ekspres" phiradili i ekspozita "Genocidi rom" kaj te astaren godi o pharipe e romengo ko kampia e nazismo redzimo . Ko akava eventi isine present numaj terne i vizitorja avrutne, i ekspozita phiradili e manushenge ko 18:30 . Ki akija ekspozita isinella but objektja kaj phanlonas e kotoresar ki historia e genocidesko . Najsne numaj ekspozita, o terne roma çerde jekh drama kaj te ovel po siklovpe o kotor e historiako genocidesko romano . Romano genocido o Holocausi romano, avdo sar "Porajmos" o "Samudaripen" kaj isine inciativa e redzimo-nazist i lenge aleatja kaj te mudaren e romen ki Evropa ko Chingar to Dujto Sundal .   








Sunday, May 24, 2015

Aktivitet me fëmijët në nevojë

Në kudër të ditës së jetimëve Shoqata e gjimnastikës aerobike e artistike ka organizaur një aktivitet me kërcime në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” . Në këtë aktivitet kanë marrë pjese nga Shkolla dhe organizata nga Shqipëria dhe Kosova me kërcime të ndryshme . Organizata RBA  ka performuar me një kërcim robot dance dhe me një zumba të këngëtarit maitre gims(Bella) . Në fund të këtij aktiviteti janë shpërndare çertifikata dhe medalje . Më vonë u shpallën fitues disa disa organizata si Fshati SOS, Qendra Don Bosko dhe Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” .

Friday, May 22, 2015

Vizita në Baltëz(Video)

Shkolla Barvalipe e përbërë me një grup të rinjsh nga qytete të ndryshme të shqipërisë kanë vizituar fshatin Baltëz të Fierit . Arsyeja e kësaj vizite është për t’u informuar më shumë përsa I përket kulturës dhe traditës rome . Në atë fshat të rinjtë takuan Z. Latif Kazanxhiu ku ky I fundit I ka shpjeguar të rinjve për kulturën dhe traditën rome . Më shumë u fokusuan tek festa e Hederlezit(Shën Gjergjit) ku të rinjtë nuk hezituan me pyetjet e tyre për të ditur mënyrë sesi romët e Baltëzës e festojne ditën e 6 Majit . Më pas u fol dhe për fisin rom Meçkar dhe konfliktet që kanë me fisin tjetër kaubuxhi .   Romët ndahen në 4 fise kryesore : meçkar,çergar, kurtof dhe Kaubuxhi . Emërtimet e këtyre fiseve e kanë marrë nga zanati që ësshtë trashëguar prej kohësh brez pas brezi . Fisi i parë që ka mbërritur në Shqipëri është fisi i Meçkarëve ku sipas një studimi të bërë nga fondacioni Soros cilësohet si fisi më integruar krahasuar me fiset rome   kliko ketu per te pare videon .



Wednesday, May 20, 2015

O roma mangen te ushten !

Aktivistët e Tiranës realizuan takime me komunitetin rom në zonën e Shkozës, Selitës dhe Bregut të Lumit  për problemet dhe kërkesat që do të trajtohen me kandidatët për kryetar Bashkie për Tiranën. Problemet më emergjente në këto tre zona janë stehimi dhe punesimI . 


Tirana activists realize a  meeting with the Roma community in the area of Škoza, Selita  and the Bregu i Lumit  about the problems and requirements that will be treated with the candidates for Tirana mayor. Immediate  problems in these three areas are housing and employment.


Aktvistja e Tiranake dzele ko  zone kaj dziven roma sar  Škoza, Selita em Agor e Derjavako (Bregu i Lumit) e problemenge kaj ka vakeren e kandidatencar kaj mangen te oven sherutno e Tiranako .  Problemo maj emergjenti to akale zone isi bikhere em bibutja .

Monday, May 11, 2015

Little Faturino

Ditën e dielë, në autobusin e linjës Tufinë- Qëndër  ra në sy që faturino ishte një djale i mitur. Si mundet që të punojë një djalosh rreth moshës 14-15 vjeç ? A është e lejueshme me ligj një veprim i tillië  ? I pyetur nga një vajzë se çfarë moshe kishte, ai përgjigjeshe si një i rritur me ftohtësi : - pak rëndësi ka...  Kur erdhi momenti për të treguar abonen, vajza refuzon për shkak se i mituri nuk përgjigjej për moshën që kishte .



Konventa nr.138 në lidhje me moshën minimale për pranimin në punë . 
 Ligji nr. 8086 / 13.03.1996 

Në bazë të kësaj Konvente mosha minimale për pranim në çfarëdo pune, e cila nga natyra e vet apo kushtet në të cilat kryhet e dëmton shëndetin apo moralin e të rinjve, nuk do të jetë më e ulët se 18 vjeç.      



Thursday, April 30, 2015

(Romani Podcaster) Fshati Kabash te Pogradecit ne harrese ...

Interviste e realizuar me 2 aktiviste te Pogradecit(Flora Ali dhe Blerta Cenolli) ne fshatin Kabash te Pogradecit . Click here to listen the Romani Podcaster


    

Sunday, April 19, 2015

A i pranon shoqëria shqiptare romët? (VIDEO)

Të vihesh në pozitën e tjetrit është aq e lehtë dhe e vështirë  sepse jemi njohur me fenomenë të tille qe shohim ç’do ditë dhe cila është gjëja e parë që bëjmë ? Paragjykojmë…
 S.D. U bë pjesë e një eksperimenti social thjeshtë për të parë reagimet e shoqerisë sonë të vyer. Kjo e bëri të reflektonte me veten për ç’do sjellje të saj . Ajo përjetoi ndjesinë që shumë prej këtyre grupeve të margjinalizuara  mund ta kenë përjetuar . “Të jesh i diskriminuar nuk është e thënë të jesh  rom apo me ngjyrë të errët .. I diskriminuar është çdokush që maxhorancës nuk i pëlqen paraqitja apo prejardhja që ti përfaqëson” . Vajza shprehet se i vinte keq që reagimet e kesaj shoqerie ishin aq të pakëta sidomos në pjesën kur djali  e ofendoi gjatë eksperimentit . Duket sikur figura e mashkullit dominon ende në shoqerinë shqiptare. Ne jemi mësuar të mos reagojmë, edhe pse shumë padrejtësi po bëhen, ne sërish nuk reagojmë . Ne jemi të shpërndarë, pavarsisht se themi që shqiptarët janë popull mikpritës. Ne harrojmë që njerzit  tanë vuajnë për bukën e gojës, shumë femijë braktisin shkollën e dalin lypin vetëm për një kafshatë , shumë vijnë nga rrethet drejt qyteteve për të përmirësuar jetesën e tyre dhe jo për ta përkeqësuar atë duke u ndeshur me paragjykimet dhe nofkat "katunar" " fshatar" . Dikush se pranon dot kulturen dhe prejardhjen tënde të sheh me ngjyrë të zezë të lëkures dhe të perplas në fytyrë termin ofendues "gabel" " jevg" . Ne nuk marrim frymë lirisht , ne nuk luftojmë për të drejtat që na takojnë por jemi mësuar t’i bindemi maxhorancës dhe të shkojmë drejt rrymës dhe jo të ngrejmë zërin e të kundërshtojmë ç’do padrejtësi e  paragjykim.Ne duhet të jemi të barabartë pavarsisht gjinisë,fesë,racës apo prejardhjes tënde . Ndaj është shumë e rëndësishme të bëhemi të gjithë bashkë për t’i thënë Stop diskriminimit. Le të bëhen bashkë duart e zeza dhe të bardha dhe të sjellin ndryshimin e kësaj shooqerie. Ne jemi të gjithë njerëz jemi të gjithë frymorë me të drejta të barabarta. Gjithëpërfshirja është hapi i parë për flakëritur  steriotipet që janë shpallur nga opinioni publik . Duhet të komentojmë sa më pak e të bashkpunojmë sa më shumë. Të bëhemi empatik perkundrejt të tjerëve dhe të mos lejojmë më të ndihemi të diferencuar. Ne  jemi të ndryshëm por të gjithë kemi një të përbashkët , atë të qënurit " NJERI " .
    kliko ketu pe te pare videon

Tuesday, April 14, 2015

DIVERSITETI ROM SI VLERË E TRASHËGIMISË KULTURORE

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kanë organizuar  më datë 8 Prill, ditën ndërkombëtare të Romëve, aktivitetin e titulluar: “Diversiteti Rom si Vlerë e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”.
Ky aktivitet kishte si synim të promovonte një pjesë të Historisë, Traditave dhe Kulturës Rome përmes ekspozitës fotografike, inskenimeve të gjalla, prezantimit klasik, procesit të shoqërizimit dhe njohjes së kësaj kulture nga shoqëria në përgjithësi. Kërkon të përcjellë mesazhe rreth bashkëjetësës dhe diversitetit kulturor. Kultura dhe Identiteti i popullit rom nuk janë shumë të përhapura në shoqëri dhe shpesh here të keq kuptuara. Ka shumë pjesë dhe realitete të tjera që duhen prezantuar pasi përfaqësojnë vlera dhe ndërtojnë atë çka quhet diversiteti kulturor.
(Ky info eshte marre nga
  fanpage Instituti i Kultures Rome ne Shqiperi Irca)


Fëmijët festojnë 8 Prillin

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve, fëmijët që frekuentojnë mësim plotësues kanë zhvilluar një aktivitet FESTIV në ambjentet e qëndrës Rromani Baxt Albania . Në këtë festë ishin të pranishëm anëtar të komunitet romë, studentë të cilët për 4 muaj me radhë i kanë shërbyer fëmijëve për të arritur rezultate të mira shkollore . Të ftuar ishin Shoqata rome dhe jo rome dhe gjithashtu nga pushteti lokal . Ky manifestim zgjati rreth 1 orë e gjysëm për t’i kujtuar fëmijëve që kjo është festë për të promovuar kulturën,traditën dhe muzikën rome . Ky aktivitet ka vijuar me muzikë tradicionale,kërcim dhe vjersha shqipe dhe në rromisht, kjo nisëm është falë studentëve pa pasur asnje mbeshtetje financiare, në këtë ditë të rëndësishme është arritur plotësisht promovimi i vlerave të këtij komuniteti .