Pages

Tuesday, April 14, 2015

DIVERSITETI ROM SI VLERË E TRASHËGIMISË KULTURORE

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kanë organizuar  më datë 8 Prill, ditën ndërkombëtare të Romëve, aktivitetin e titulluar: “Diversiteti Rom si Vlerë e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”.
Ky aktivitet kishte si synim të promovonte një pjesë të Historisë, Traditave dhe Kulturës Rome përmes ekspozitës fotografike, inskenimeve të gjalla, prezantimit klasik, procesit të shoqërizimit dhe njohjes së kësaj kulture nga shoqëria në përgjithësi. Kërkon të përcjellë mesazhe rreth bashkëjetësës dhe diversitetit kulturor. Kultura dhe Identiteti i popullit rom nuk janë shumë të përhapura në shoqëri dhe shpesh here të keq kuptuara. Ka shumë pjesë dhe realitete të tjera që duhen prezantuar pasi përfaqësojnë vlera dhe ndërtojnë atë çka quhet diversiteti kulturor.
(Ky info eshte marre nga
  fanpage Instituti i Kultures Rome ne Shqiperi Irca)


Fëmijët festojnë 8 Prillin

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve, fëmijët që frekuentojnë mësim plotësues kanë zhvilluar një aktivitet FESTIV në ambjentet e qëndrës Rromani Baxt Albania . Në këtë festë ishin të pranishëm anëtar të komunitet romë, studentë të cilët për 4 muaj me radhë i kanë shërbyer fëmijëve për të arritur rezultate të mira shkollore . Të ftuar ishin Shoqata rome dhe jo rome dhe gjithashtu nga pushteti lokal . Ky manifestim zgjati rreth 1 orë e gjysëm për t’i kujtuar fëmijëve që kjo është festë për të promovuar kulturën,traditën dhe muzikën rome . Ky aktivitet ka vijuar me muzikë tradicionale,kërcim dhe vjersha shqipe dhe në rromisht, kjo nisëm është falë studentëve pa pasur asnje mbeshtetje financiare, në këtë ditë të rëndësishme është arritur plotësisht promovimi i vlerave të këtij komuniteti .