Pages

Friday, March 06, 2015

Mësim Suplementar

Në qendrën Rromani Baxt Albania zhvillohet mësim suplementar nga studentët të cilët shprehen dëshirën për të ndihmuar fëmijët të cilët hasin vështirësi në mësimet e tyre. Në këtë qender vijnë rreth 30 fëmijë nga shkolla "Bajram Curri" dhe "Ramazan Jarani" . Studentet perveç mësim suplementar zhvillojne edhe lojra argëtuese & sociale me fëmijët e kësaj qendre . 

Ko centro Rromani Baxt Albania ovellpes ekstra sikajbe kato studentia kaj mangen te azhutinen e maksmen kaj isilen pharipe ko sikajbe . ko centro avena pash 30(trianda) maksemia kati shkolla  "Bajram Curri" em "Ramazan Jarani" . Studentja keren vi khelipe sociallo e maksemencar e akale centrako . 

Rromani Baxt Albania center  developed  supplementary learning from students who expressed the desire to help children who has difficulties in their studies. In this center are  around 30 children from the school "Bajram Curri" and "Ramadan Jarani". Students not just a  develop supplementary teaching but and except entertainment & social games with the children of the center.










Click here to watch the video

Romët protestojnë përpara Kryeministrisë për çështjen e strehimit

Banorët e Komunitetit rom/jo rom për herë të tretë protestojnë përpara Kryeministrisë për çështjen e strehimit . Në zonën e Selitës rreth 60 familje rrezikojnë të mbeten jashtë pasi preken nga segmenti rrugor i ndërtimit të Unazës së madhe . Këta banorë kanë rreth një viti që kanë protestuar në ç’do institucion por nuk ka patur asnje zgjidhje nga ana e tyre por është shtuar më shumë ankthi tek këto familje . Në këtë protestë të shoqëruar nga rreshjet e shiut, ishin pjesëmarrës rreth 60 protestues midis tyre dhe aktivist të cilët sipas familjeve të zonës së Selitës shprehen se kanë qënë të vetmit që i kanë përkrahur gjatë këtij viti. Në një deklaratë drejtuar Kryeministrisë, banorët shprehen se kanë ndërmarrë një sërë përpjekjesh konkrete, për të adresuar problematikën që i shqetëson prej shumë kohësh dhe i kanë vendosur në kushte të pasigurt se banesat e tyre rrezikohen drejtpërdrejtë nga zbatimi i planit të Unazës së Madhe.  Këto familje kërkuan :
1. Krijimi i një grupi nga qeveria për t’u konsultuar me të gjithë banorët që preken nga ky plan.
2. Ofrimin e mundësisë për çeljen e procesit të shpronësim/kompesimit përmes një VKM- e cila mund të propozohen nga Ministritë e Linjës .
3.  Një pjesë e cila nuk disponon asnje dokument, e sheh më të arsyeshme që shteti, pushteti Qendror ose ai Lokal duke parë asetet që disponon ti vërë në dispozicion një truall për aq sa ka nevojë sejcila nga familjet ku të mund të ndërtojnë vetë.
4. Ofrimi i sigurisë ligjore për të mos i dëbuar pa iu gjendur alternativa të përshtatshme strehimi dhe të pranueshme, pa i hapur rrugën geotizimeve, segregimit dhe formave të tjera të izolimit.
5. Te mos konsiderohet si zgjidhje zhvendosja në banesa me qera të subvencionuar nga shteti për 2 vjet.
FOTO NGA PROTESTA