Erdhi 21 qershori, në Elbasan është shënuar një incident ku një drejtues i zyrës elektorale të PD(Xhevdet Mustafaj) është kërcënuar me armë familjarisht në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë, ndërkohë që policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë agresorin, për të cilin PD pretendon se ka qenë i armatosur në momentin e kërcënimit, megjithëse policia tha se atij nuk i është gjetur armë. Kjo solli edhe reagimin e menjëhershëm të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili udhëtoi në mesnatë për në Elbasan, nga ku i kërkoi prokurorisë që të zbardhë sa më parë ngjarjen e rëndë.
Në lagjen “5 maji” në Elbasan, Xhevdet Mustafaj shprehet se persona të armatosur e kanë kërcënuar atë dhe familjen për votën. “Është e disataherë që më kërcënojnë. Të enjten në mbrëmje erdhën me një makinë luksoze”, ka thënë aktivisti i PD-së, Xhevdet Mustafaj, duke pretenduar se kërcënuesit janë aktivistë të Partisë Socialiste.
“Na kanë ardhur në mes të natës me armë, më terrorizuan fëmijët. Tre ishin me kallashnikovë dhe një me pistoletë. Kemi dërguar nënën në spital”, është shprehur Mustafaj.
Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërriti kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kandidati për kryebashkiak Ardian Turku, si dhe kryetari i grupit të punës, Ridvan Bode.
“Qazim Sejdini, ky oktapod që është kapur gafil para gjithë mediave si kërcënues dhe censurues i medias së lirë, është provuar edhe si autor i terrorit mbi komunitetin rom. Ai përdor banditët Çela për të terrorizuar aktivistët e Partisë Demokratike. Kemi informacione se Sejdini ka krijuar një rrjet mafioz të blerjes së votës kundrejt 20 mijë lekëve. I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Policia e Elbasanit e cila ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në vendin e quajtur Rrapishtë. “Pas njoftimit, shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe u konstatua se B. M. 43 vjeç dhe Xhevdet Mustafaj, 52 vjeç, kryetar i seksionit të PD në lagjen ‘5 Maji’ janë kanosur në oborrin e shtëpisë. Të dy kanë denoncuar se janë kërcënuar me fjalë nga F. M. 19 vjeç, banues ne Elbasan, duke iu përcaktuar se në çfarë krahu duhet të votojnë ata, pasi në të kundërt do të kenë probleme. Nga veprimet e para hetimore të deritanishme rezulton se nuk është përdorur armë”, tha policia, e cila shtoi se i denoncuari është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Nuk kishte si të mos mungonte reagimi i deputeti socialist, Taulant Balla, i cili këtë incident e ka cilësuar një sajesë për përfitime politike. “Nuk ka pasur asnjë sulm politik, por vetëm një zënkë mes dy familjeve që u shit si incident elektoral. Basha dhe Turku po tentojnë të prishin klimën e qetë politike që ekziston në Elbasan. Turku dhe anëtarët e Partisë Demokratike po inskenojnë video dhe incidente të tilla të turpshme pasi janë në panik”, është shprehur Taulant Balla, duke rrëzuar edhe ato që ka deklaruar policia, e cila po heton ngjarjen.
kliko per te pare videon pj.1
kliko per te pare videon pj.2

No comments:
Post a Comment