Pages

Sunday, April 19, 2015

A i pranon shoqëria shqiptare romët? (VIDEO)

Të vihesh në pozitën e tjetrit është aq e lehtë dhe e vështirë  sepse jemi njohur me fenomenë të tille qe shohim ç’do ditë dhe cila është gjëja e parë që bëjmë ? Paragjykojmë…
 S.D. U bë pjesë e një eksperimenti social thjeshtë për të parë reagimet e shoqerisë sonë të vyer. Kjo e bëri të reflektonte me veten për ç’do sjellje të saj . Ajo përjetoi ndjesinë që shumë prej këtyre grupeve të margjinalizuara  mund ta kenë përjetuar . “Të jesh i diskriminuar nuk është e thënë të jesh  rom apo me ngjyrë të errët .. I diskriminuar është çdokush që maxhorancës nuk i pëlqen paraqitja apo prejardhja që ti përfaqëson” . Vajza shprehet se i vinte keq që reagimet e kesaj shoqerie ishin aq të pakëta sidomos në pjesën kur djali  e ofendoi gjatë eksperimentit . Duket sikur figura e mashkullit dominon ende në shoqerinë shqiptare. Ne jemi mësuar të mos reagojmë, edhe pse shumë padrejtësi po bëhen, ne sërish nuk reagojmë . Ne jemi të shpërndarë, pavarsisht se themi që shqiptarët janë popull mikpritës. Ne harrojmë që njerzit  tanë vuajnë për bukën e gojës, shumë femijë braktisin shkollën e dalin lypin vetëm për një kafshatë , shumë vijnë nga rrethet drejt qyteteve për të përmirësuar jetesën e tyre dhe jo për ta përkeqësuar atë duke u ndeshur me paragjykimet dhe nofkat "katunar" " fshatar" . Dikush se pranon dot kulturen dhe prejardhjen tënde të sheh me ngjyrë të zezë të lëkures dhe të perplas në fytyrë termin ofendues "gabel" " jevg" . Ne nuk marrim frymë lirisht , ne nuk luftojmë për të drejtat që na takojnë por jemi mësuar t’i bindemi maxhorancës dhe të shkojmë drejt rrymës dhe jo të ngrejmë zërin e të kundërshtojmë ç’do padrejtësi e  paragjykim.Ne duhet të jemi të barabartë pavarsisht gjinisë,fesë,racës apo prejardhjes tënde . Ndaj është shumë e rëndësishme të bëhemi të gjithë bashkë për t’i thënë Stop diskriminimit. Le të bëhen bashkë duart e zeza dhe të bardha dhe të sjellin ndryshimin e kësaj shooqerie. Ne jemi të gjithë njerëz jemi të gjithë frymorë me të drejta të barabarta. Gjithëpërfshirja është hapi i parë për flakëritur  steriotipet që janë shpallur nga opinioni publik . Duhet të komentojmë sa më pak e të bashkpunojmë sa më shumë. Të bëhemi empatik perkundrejt të tjerëve dhe të mos lejojmë më të ndihemi të diferencuar. Ne  jemi të ndryshëm por të gjithë kemi një të përbashkët , atë të qënurit " NJERI " .
    kliko ketu pe te pare videon

No comments:

Post a Comment