Në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve, fëmijët që frekuentojnë
mësim plotësues kanë zhvilluar një aktivitet FESTIV në ambjentet e
qëndrës Rromani Baxt Albania . Në këtë festë ishin të pranishëm anëtar
të komunitet romë, studentë të cilët për 4 muaj me radhë i kanë shërbyer
fëmijëve për të arritur rezultate të mira shkollore . Të ftuar ishin
Shoqata rome dhe jo rome dhe gjithashtu nga pushteti lokal . Ky
manifestim zgjati rreth 1 orë e gjysëm për t’i kujtuar fëmijëve që kjo
është festë për të promovuar kulturën,traditën dhe muzikën rome . Ky
aktivitet ka vijuar me muzikë tradicionale,kërcim dhe vjersha shqipe dhe
në rromisht, kjo nisëm është falë studentëve pa pasur asnje mbeshtetje
financiare, në këtë ditë të rëndësishme është arritur plotësisht
promovimi i vlerave të këtij komuniteti .
No comments:
Post a Comment