Pages

Saturday, June 20, 2015

Aktivisti rom i PD së bashku me familjen kërcënohet me armë (Video)

Erdhi 21 qershori, në Elbasan është shënuar një incident  ku një drejtues i zyrës elektorale të PD(Xhevdet Mustafaj) është kërcënuar me armë familjarisht në shtëpinë e tij. Ngjarja  ka ndodhur dy net më parë, ndërkohë që policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë agresorin, për të cilin PD pretendon se ka qenë i armatosur në momentin e kërcënimit, megjithëse policia tha se atij nuk i është gjetur armë. Kjo solli edhe reagimin e menjëhershëm të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili udhëtoi në mesnatë për në Elbasan, nga ku i kërkoi prokurorisë që të zbardhë sa më parë ngjarjen e rëndë.

Në lagjen “5 maji” në Elbasan, Xhevdet Mustafaj shprehet se persona të armatosur e kanë kërcënuar atë dhe familjen për votën. “Është e disataherë që më kërcënojnë. Të enjten në mbrëmje erdhën me një makinë luksoze”, ka thënë aktivisti i PD-së, Xhevdet Mustafaj, duke pretenduar se kërcënuesit janë aktivistë të Partisë Socialiste.

 “Na kanë ardhur në mes të natës me armë, më terrorizuan fëmijët. Tre ishin me kallashnikovë dhe një me pistoletë. Kemi dërguar nënën në spital”, është shprehur Mustafaj.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërriti kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kandidati për kryebashkiak Ardian Turku, si dhe kryetari i grupit të punës, Ridvan Bode.

“Qazim Sejdini, ky oktapod që është kapur gafil para gjithë mediave si kërcënues dhe censurues i medias së lirë, është provuar edhe si autor i terrorit mbi komunitetin rom. Ai përdor banditët Çela për të terrorizuar aktivistët e Partisë Demokratike. Kemi informacione se Sejdini ka krijuar një rrjet mafioz të blerjes së votës kundrejt 20 mijë lekëve. I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Policia e Elbasanit e cila ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në vendin e quajtur Rrapishtë. “Pas njoftimit, shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe u konstatua se B. M. 43 vjeç dhe Xhevdet Mustafaj, 52 vjeç, kryetar i seksionit të PD në lagjen ‘5 Maji’ janë kanosur në oborrin e shtëpisë. Të dy kanë denoncuar se janë kërcënuar me fjalë nga F. M. 19 vjeç, banues ne Elbasan, duke iu përcaktuar se në çfarë krahu duhet të votojnë ata, pasi në të kundërt do të kenë probleme. Nga veprimet e para hetimore të deritanishme rezulton se nuk është përdorur armë”, tha policia, e cila shtoi se i denoncuari është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nuk kishte si të mos mungonte reagimi i deputeti socialist, Taulant Balla, i cili këtë incident e ka cilësuar një sajesë për përfitime politike. “Nuk ka pasur asnjë sulm politik, por vetëm një zënkë mes dy familjeve që u shit si incident elektoral. Basha dhe Turku po tentojnë të prishin klimën e qetë politike që ekziston në Elbasan. Turku dhe anëtarët e Partisë Demokratike po inskenojnë video dhe incidente të tilla të turpshme pasi janë në panik”, është shprehur Taulant Balla, duke rrëzuar edhe ato që ka deklaruar policia, e cila po heton ngjarjen.    
kliko per te pare videon pj.1 
kliko per te pare videon pj.2   

Komuniteti rom në Tiranë(Shkozë)

Banorët kërkojnë që kandidatët për kryetar bashkie nga koalicioni i majte dhe ai i djathte t'iu përgjigjen kërkesës së banorëve per tu ballafaquar me problemet e tyre dhe zgjidhjen konkrete te cilen ata premtojne. Ato i kërkojnë mediave televizive qe t'i ndihmojnë në këtë përpjekje duke ardhur në zonën e Shkozës për t'i mundësuar banorëve qe t'i bejne thirrje kandidatëve që të pranojnë ftesën e tyre.
"besojme tek pushteti i medias, ne besojmë se nëse media do të na mbështesë në kërkesën tonë për të biseduar me kandidatët mbi problemin tonë konkret si dhe t'i bëjme atyre pyetje për të kuptuar nëse ata kanë ndërmend një zgjidhje konkrete, të bëshme dhe të matshme për shqetesimin tonë, atëhere perpjekja jonë do të kishte më tepër sukses. "             

Vota Vlen ! (Video)


 Nisma "Vota Vlen" është një përpjekje e aktivistëve rom në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 Qershorit 2013 në Shqipëri, e cila u përqëndrua në 14 komunitete rome në të gjithë vendin.
Kjo nismë, simbolizon një marrëdhënie të re dhe të ndryshme nga "tradita 20 vjecare" e raportit midis qytetarëve me politikës, ku qytetarët e organizuar arrijnë të shprehin interesat e tyre të përbashkëta dhe të ndikojnë në axhendën dhe ligjërimin politik.
"Vota Vlen" është konceptuar dhe është vën në jetë nga aktivistët rom me përfshirjen e vetë komuniteteve rome.
Realizimi i kësaj nisme mundësoi krijimin e një përfytyrimi të ri të organizimit komunitar mbi fuqinë e tyre të përbashkët për të prodhuar ndryshime cilësore të realitetit në të cilin ndodhen.
Kjo nismë është një process dhe si cdo proces varet nga angazhimi i njerëzve të cilët i japin jetë asaj .    
                  
kliko ketu per te pare videon