Pages

Thursday, December 03, 2015

"Tallavaja" e Romanipe Band (Video)

Një grup të rinjsh romë dhe egjitjan kanë performuar me muzikë tradcionale rome në mbrëmjes së Enjtes në lokalin “Bunker1944” . Shpesh dëgjohet që romët dhe egjiptjanët luajnë vetëm tallava por kësaj rradhe erdhën me një risi disi të re . Muzika tradicionale rome e përzier me Jazz, Reggaa dhe Funky . Ky grup përbëhet nga 4 instrumentistë dhe një këngëtare, këngët janë pothuajse të njohura si Gelem gelem, Chajorie, Ederlezi etj. Ky Bend muzikor ka rreth 2 javë që është formuar dhe kërkon mbështetje qoftë nga miqtë dhe nga njerzit që pëlqejnë muzikën tradicionale rome . Performanca e tyre është pritur me duartrokitje nga të ftuarit që ishin prezent në këtë lokal . Romanipe Band(emri i bendit), nuk përformoi vetëm për publikun por ishte në një garë votimesh se cila bandë muzikore do të merrte më shumë vota do të kualifikohej për ne finale . Por, Romanipe Band është kualifikuar automatikisht pasi grupi tjetër sfidues nuk është paraqitur dhe kjo e bën që Romanipe Band të shkojnë në finale . Çmimi i ofruar nga ky lokal është një videoklip profesional për Bendin Muzikor i cili do të shpallet fitues nga të ftuarit në atë ambjent .