Një grup të rinjsh romë dhe egjitjan kanë performuar me
muzikë tradcionale rome në mbrëmjes së Enjtes në lokalin “Bunker1944” . Shpesh
dëgjohet që romët dhe egjiptjanët luajnë vetëm tallava por kësaj rradhe erdhën
me një risi disi të re . Muzika tradicionale rome e përzier me Jazz, Reggaa dhe
Funky . Ky grup përbëhet nga 4 instrumentistë dhe një këngëtare, këngët janë
pothuajse të njohura si Gelem gelem, Chajorie, Ederlezi etj. Ky Bend muzikor ka
rreth 2 javë që është formuar dhe kërkon mbështetje qoftë nga miqtë dhe nga
njerzit që pëlqejnë muzikën tradicionale rome . Performanca e tyre është pritur
me duartrokitje nga të ftuarit që ishin prezent në këtë lokal . Romanipe Band(emri
i bendit), nuk përformoi vetëm për publikun por ishte në një garë votimesh se
cila bandë muzikore do të merrte më shumë vota do të kualifikohej për ne finale
. Por, Romanipe Band është kualifikuar automatikisht pasi grupi tjetër sfidues
nuk është paraqitur dhe kjo e bën që Romanipe Band të shkojnë në finale . Çmimi
i ofruar nga ky lokal është një videoklip profesional për Bendin Muzikor i cili
do të shpallet fitues nga të ftuarit në atë ambjent .
No comments:
Post a Comment