Dje ishte një ditë e shenjtë për komunitetin
Musliman, dita e Kurban Bajramit . Një festë e faljes dhe falenderimit, ku
njerzit duke prerë kurban i falin të varfërve, në
këtë festë, gjithashtu vizitojnë njëri-tjetrin dhe përgatisin ëmbëlsira dhe
ushqime të ndryshme tradicionale.
14:30 - Në shkollën 9 vjeçare Bajram
Curri, kishte një grumbull njerëz të ulur në tokë(nuk ka stola), disa të tjerë
duke u mbështetur në shtylla elektriciteti dhe në mure të shkollës . Që dukej
sikur por prisnin diçka, një situatë e tillë ndodh kur pret avionin por të presësh
autobusin mund të shkosh në stacionin që ndodhet disa metra pak më larg(përball
Ministrisë së Mbrojtjes) ku ka autobusa
më të shpeshta . Por në fakt, ato s’po
prisnin autobusin .
15:30 - Unë po nxitoja për të ikur në
Pezë pasi kishte mbërritur Ivan Ramiro Cordoba ish-lojtar i Interit, me grupin
e Inter Club Albania të cilët u nisëm në vendin ku do të shihnim një prej
legjendave të Interit . Për mua ishte hera e parë që shihja një lojtar të
Interit .
18:00 - Rrugës për në shtëpi duke pasur
shoqëri shiun, përsëri ajo turma sikur ishte dyfishuar dhe fillimisht u habita
dhe ajo hipoteza e autobuzit bie normalisht dhe pyeta disa banorë, më thanë që
shpërndaheshin ndihma(mish Qengji) nga Bashkia e Tiranës .
20:05 – Tashmë kishte filluar kaosi, rreth 200
persona të cilët rrinë dhe presin faljen e kurbanit ku pranë ishte dhe policia
bashkiake . Papritur pas saj vjen një fugon I cili futet brenda në ambjentet e
shkollës dhe ulerimat e njerëzve filloi të dyfishohej .
20:30- Po fillonte procesi i ndarjes ku
njerzit me rradhë, pa rradhë futeshin përpara për të marrë atë qese të vogël me
1 kg mish brenda . Por për të marr atë
qese, e përfitonin vetëm ato që merrnin ndihmë ekonomike dhe duhet të kishe
fotokopjuar kartën ID dhe kartës së bankës .
20:45 – një pjesë të banorëve i
njihja(kishte nga komunitete romë,egjiptjan dhe maxhorancë) por askush nuk
largoheshe nga hekrat, personi i cili ishte angazhuar vetëm disa përsonave I
merrte letren e fotokopjuar ndersa të tjerët letrën e palosnin dhe e hidhnin
duke kapërcyer hekrat, në mënyrë që të merrnin
kurbanin .
21:00 – Një pjesë e njerëzve ka marrë ndërsa
pjesa tjetër jo pavarsisht se kishte dorëzuar letrën, këtu filloi kaosi i vërtet
duke ulëritur personave përgjegjës por ato as po e “rruanin” fare . Duke pritur
për orë të tëra aty për një copë mish, përsonat përgjegjës u larguan duke lënë
një pjesë pa marrë kurbanin, ai që ka pritur nga ora 14:30 – 21:00 .
Unë e festova Kurban Bajramin në orën 14:00 me familjen por ai që po priste për orë të tëra ka festuar gjë ?
Unë e festova Kurban Bajramin në orën 14:00 me familjen por ai që po priste për orë të tëra ka festuar gjë ?
No comments:
Post a Comment