Pages

Thursday, April 30, 2015

(Romani Podcaster) Fshati Kabash te Pogradecit ne harrese ...

Interviste e realizuar me 2 aktiviste te Pogradecit(Flora Ali dhe Blerta Cenolli) ne fshatin Kabash te Pogradecit . Click here to listen the Romani Podcaster


    

Sunday, April 19, 2015

A i pranon shoqëria shqiptare romët? (VIDEO)

Të vihesh në pozitën e tjetrit është aq e lehtë dhe e vështirë  sepse jemi njohur me fenomenë të tille qe shohim ç’do ditë dhe cila është gjëja e parë që bëjmë ? Paragjykojmë…
 S.D. U bë pjesë e një eksperimenti social thjeshtë për të parë reagimet e shoqerisë sonë të vyer. Kjo e bëri të reflektonte me veten për ç’do sjellje të saj . Ajo përjetoi ndjesinë që shumë prej këtyre grupeve të margjinalizuara  mund ta kenë përjetuar . “Të jesh i diskriminuar nuk është e thënë të jesh  rom apo me ngjyrë të errët .. I diskriminuar është çdokush që maxhorancës nuk i pëlqen paraqitja apo prejardhja që ti përfaqëson” . Vajza shprehet se i vinte keq që reagimet e kesaj shoqerie ishin aq të pakëta sidomos në pjesën kur djali  e ofendoi gjatë eksperimentit . Duket sikur figura e mashkullit dominon ende në shoqerinë shqiptare. Ne jemi mësuar të mos reagojmë, edhe pse shumë padrejtësi po bëhen, ne sërish nuk reagojmë . Ne jemi të shpërndarë, pavarsisht se themi që shqiptarët janë popull mikpritës. Ne harrojmë që njerzit  tanë vuajnë për bukën e gojës, shumë femijë braktisin shkollën e dalin lypin vetëm për një kafshatë , shumë vijnë nga rrethet drejt qyteteve për të përmirësuar jetesën e tyre dhe jo për ta përkeqësuar atë duke u ndeshur me paragjykimet dhe nofkat "katunar" " fshatar" . Dikush se pranon dot kulturen dhe prejardhjen tënde të sheh me ngjyrë të zezë të lëkures dhe të perplas në fytyrë termin ofendues "gabel" " jevg" . Ne nuk marrim frymë lirisht , ne nuk luftojmë për të drejtat që na takojnë por jemi mësuar t’i bindemi maxhorancës dhe të shkojmë drejt rrymës dhe jo të ngrejmë zërin e të kundërshtojmë ç’do padrejtësi e  paragjykim.Ne duhet të jemi të barabartë pavarsisht gjinisë,fesë,racës apo prejardhjes tënde . Ndaj është shumë e rëndësishme të bëhemi të gjithë bashkë për t’i thënë Stop diskriminimit. Le të bëhen bashkë duart e zeza dhe të bardha dhe të sjellin ndryshimin e kësaj shooqerie. Ne jemi të gjithë njerëz jemi të gjithë frymorë me të drejta të barabarta. Gjithëpërfshirja është hapi i parë për flakëritur  steriotipet që janë shpallur nga opinioni publik . Duhet të komentojmë sa më pak e të bashkpunojmë sa më shumë. Të bëhemi empatik perkundrejt të tjerëve dhe të mos lejojmë më të ndihemi të diferencuar. Ne  jemi të ndryshëm por të gjithë kemi një të përbashkët , atë të qënurit " NJERI " .
    kliko ketu pe te pare videon

Tuesday, April 14, 2015

DIVERSITETI ROM SI VLERË E TRASHËGIMISË KULTURORE

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës kanë organizuar  më datë 8 Prill, ditën ndërkombëtare të Romëve, aktivitetin e titulluar: “Diversiteti Rom si Vlerë e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”.
Ky aktivitet kishte si synim të promovonte një pjesë të Historisë, Traditave dhe Kulturës Rome përmes ekspozitës fotografike, inskenimeve të gjalla, prezantimit klasik, procesit të shoqërizimit dhe njohjes së kësaj kulture nga shoqëria në përgjithësi. Kërkon të përcjellë mesazhe rreth bashkëjetësës dhe diversitetit kulturor. Kultura dhe Identiteti i popullit rom nuk janë shumë të përhapura në shoqëri dhe shpesh here të keq kuptuara. Ka shumë pjesë dhe realitete të tjera që duhen prezantuar pasi përfaqësojnë vlera dhe ndërtojnë atë çka quhet diversiteti kulturor.
(Ky info eshte marre nga
  fanpage Instituti i Kultures Rome ne Shqiperi Irca)


Fëmijët festojnë 8 Prillin

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve, fëmijët që frekuentojnë mësim plotësues kanë zhvilluar një aktivitet FESTIV në ambjentet e qëndrës Rromani Baxt Albania . Në këtë festë ishin të pranishëm anëtar të komunitet romë, studentë të cilët për 4 muaj me radhë i kanë shërbyer fëmijëve për të arritur rezultate të mira shkollore . Të ftuar ishin Shoqata rome dhe jo rome dhe gjithashtu nga pushteti lokal . Ky manifestim zgjati rreth 1 orë e gjysëm për t’i kujtuar fëmijëve që kjo është festë për të promovuar kulturën,traditën dhe muzikën rome . Ky aktivitet ka vijuar me muzikë tradicionale,kërcim dhe vjersha shqipe dhe në rromisht, kjo nisëm është falë studentëve pa pasur asnje mbeshtetje financiare, në këtë ditë të rëndësishme është arritur plotësisht promovimi i vlerave të këtij komuniteti .







Thursday, April 02, 2015

Barvalipe School Albania


Shkolla Barvalipe ditën e Shtunë është drejtuar qytetit të Pogradecit për tu njohur me problemet e fshatit Kabash dhe  Korçë në lagjen kulleiri . Pjesëtarët e Barvalipesë janë ndarë në 5 grupe me një lider sejcili në mënyrë që të rinjtë të njihen me njeri tjetrin dhe të shpërndajnë informacione dhe eksperiencat e tyre . Më pas të gjithë si grup u nisëm për në Korçë për të vizituar familjet rome dhe egjiptiane në fshatin Kulleiri dhe biseduam për problemet e tyre  . Çaste më vonë, kemi  vizituar dhe banesat sociale ku janë strehuar rreth 10 familje rome-egjiptiane ku shqetësimi i tyre ishte papunësia dhe tarifa e lartë që iu ështe dhënë për të paguar qeranë e shtëpisë pasi sipas tyre nuk konsiderohet e bute duke qënë të papunë . Ditën e Dielë u drejtuam në fshatin Kabash të Pogradecit për të parë famijet që jetojnë në kushte të mjerrueshme dhe askush nuk i ofroi ndihmë shprehen banorët .














Shkolla Barvalipe hap dyert ...

 Në trajnimin e dytë të shkollës Barvalipe Albania, u trajtua tema e Lidershipit. Drejtuesi i organizatës partnere “Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome” Z. Gentian Sejrani prezantoi kuptimin e termave “Lider” dhe “Lidership”, duke detajuar cilësitë e liderit positiv. Brisilda Taco ilustroi keto dy terma me shembuj të lidershipit pozitiv. Dy të rinjtë aktiviste nga Elbasani Ervis Cota dhe Endri Serica prezantuan aktivitetet e organiztës, dhe ndan praktikat e punës së organizatës për periudhën një-vjeçare të saj. Takimi vazhdoi me ndryshimin e termave “Aktivizëm” dhe “Vullnetarizëm”, duke ndarë disa nga aktivitetet e aktivistëve Rom dhe Egjiptian në Shqiperi, të prezantuara nga Aktivistja Ferdiola Tare. Kuptimi i Logos së shkollës “Barvalipe Albania” u shpjegua nga vetë krijuesja e saj, Klaudia Veizaj. Fokus grupet patën një tjetër format ku secili anëtar i shkollës Barvalipe Albania, për javën që vjen do të identifikojë një problem në komunitetin ku ata jetojnë, dhe të përshkruajnë hapat e zgjidhjes së tij.
28.03.2015
Today, at the second session of the Barvalipe School Albania, the topic of Leadership was introduced. The leader of the partner NGO “The youth movement of Roma and Egyptian” Mr. Gentian Sejrani defined two terms “Leader” and “Leadership”, detailing the qualities of a positive leader. Brisilda Taco illustrated these two terms with different examples of Positive leaders and leaderships in Albania. Two young activists from Elbasan: Ervis Cota and Endri Serica presented “The youth movement of Roma and Egyptian”, and shared the experience of this NGO for the one year period. Mrs. Ferdiola Tare continued with the explanation of the difference between two terms “Activism” and “Voluntarism” and sharing the experience of the activities of Roma/Egyptian Activists in Albania. Later one Barvalipe Albania logo designer Mrs. Klaudia Veizaj, explained the Emblem of the logo. While the focus groups took another form where, each member of Barvalipe School Albania agreed that over the week coming, would identify one problem/issue from the communities where they live, and would describe the steps of the solutions according to their knowledge, and based on the leadership skills benefited over the lecture of the day.