Në kudër të ditës së jetimëve Shoqata e gjimnastikës
aerobike e artistike ka organizaur një aktivitet me kërcime në Pallatin e
Sportit “Asllan Rusi” . Në këtë aktivitet kanë marrë pjese nga Shkolla dhe
organizata nga Shqipëria dhe Kosova me kërcime të ndryshme . Organizata RBA ka performuar me një kërcim robot dance dhe me një zumba të këngëtarit maitre
gims(Bella) . Në fund të këtij aktiviteti janë shpërndare çertifikata dhe
medalje . Më vonë u shpallën fitues disa disa organizata si Fshati SOS, Qendra
Don Bosko dhe Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” .
Ky blog sherben per te informuar qytetare nga mbare bota per komunitetin Rom, pasi eshte ne 3 gjuhe (Shqip, Romisht dhe Anglisht).
Sunday, May 24, 2015
Friday, May 22, 2015
Vizita në Baltëz(Video)
Shkolla Barvalipe e përbërë me një grup të rinjsh nga qytete
të ndryshme të shqipërisë kanë vizituar fshatin Baltëz të Fierit . Arsyeja e kësaj
vizite është për t’u informuar më shumë përsa I përket kulturës dhe traditës
rome . Në atë fshat të rinjtë takuan Z. Latif Kazanxhiu ku ky I fundit I ka
shpjeguar të rinjve për kulturën dhe traditën rome . Më shumë u fokusuan tek
festa e Hederlezit(Shën Gjergjit) ku të rinjtë nuk hezituan me pyetjet e tyre për
të ditur mënyrë sesi romët e Baltëzës e festojne ditën e 6 Majit . Më pas u fol
dhe për fisin rom Meçkar dhe konfliktet që kanë me fisin tjetër kaubuxhi . Romët
ndahen në 4 fise kryesore : meçkar,çergar, kurtof dhe Kaubuxhi . Emërtimet e këtyre
fiseve e kanë marrë nga zanati që ësshtë trashëguar prej kohësh brez pas brezi
. Fisi i parë që ka mbërritur në Shqipëri është fisi i Meçkarëve ku sipas një
studimi të bërë nga fondacioni Soros cilësohet si fisi më integruar krahasuar
me fiset rome kliko ketu per te pare videon .Wednesday, May 20, 2015
O roma mangen te ushten !
Aktivistët e Tiranës realizuan takime me komunitetin rom në zonën e Shkozës, Selitës dhe Bregut të Lumit për problemet dhe kërkesat që do të trajtohen me kandidatët për kryetar Bashkie për Tiranën. Problemet më emergjente në këto tre zona janë stehimi dhe punesimI .
Tirana activists realize a meeting with the Roma community in the area
of Škoza, Selita and the Bregu i Lumit about the problems and requirements that will
be treated with the candidates for Tirana mayor. Immediate problems in these three areas are housing and
employment.
Aktvistja e Tiranake dzele ko zone kaj dziven roma sar Škoza, Selita em Agor e Derjavako (Bregu i Lumit) e problemenge kaj ka vakeren e kandidatencar kaj mangen te oven sherutno e Tiranako . Problemo maj emergjenti to akale zone isi bikhere em bibutja .Monday, May 11, 2015
Little Faturino
Ditën e dielë, në autobusin e linjës Tufinë- Qëndër ra në sy që faturino ishte një djale i mitur.
Si mundet që të punojë një djalosh rreth moshës 14-15 vjeç ? A është e
lejueshme me ligj një veprim i tillië ?
I pyetur nga një vajzë se çfarë moshe kishte, ai përgjigjeshe si një i rritur me
ftohtësi : - pak rëndësi ka... Kur erdhi
momenti për të treguar abonen, vajza refuzon për shkak se i mituri nuk përgjigjej
për moshën që kishte . 
Konventa nr.138 në lidhje me moshën minimale për pranimin në punë .
Ligji nr. 8086 / 13.03.1996
Në bazë të kësaj Konvente mosha minimale për pranim në çfarëdo pune, e cila nga natyra e vet apo kushtet në të cilat kryhet e dëmton shëndetin apo moralin e të rinjve, nuk do të jetë më e ulët se 18 vjeç.

Thursday, April 30, 2015
(Romani Podcaster) Fshati Kabash te Pogradecit ne harrese ...
Interviste e realizuar me 2 aktiviste te Pogradecit(Flora Ali dhe Blerta Cenolli) ne fshatin Kabash te Pogradecit . Click here to listen the Romani Podcaster
Sunday, April 19, 2015
A i pranon shoqëria shqiptare romët? (VIDEO)
Të vihesh në pozitën e tjetrit është aq e lehtë dhe e vështirë sepse jemi njohur me fenomenë të tille qe shohim ç’do ditë dhe cila është gjëja e parë që bëjmë ? Paragjykojmë…
S.D. U bë pjesë e një eksperimenti social thjeshtë për të parë reagimet e shoqerisë sonë të vyer. Kjo e bëri të reflektonte me veten për ç’do sjellje të saj . Ajo përjetoi ndjesinë që shumë prej këtyre grupeve të margjinalizuara mund ta kenë përjetuar . “Të jesh i diskriminuar nuk është e thënë të jesh rom apo me ngjyrë të errët .. I diskriminuar është çdokush që maxhorancës nuk i pëlqen paraqitja apo prejardhja që ti përfaqëson” . Vajza shprehet se i vinte keq që reagimet e kesaj shoqerie ishin aq të pakëta sidomos në pjesën kur djali e ofendoi gjatë eksperimentit . Duket sikur figura e mashkullit dominon ende në shoqerinë shqiptare. Ne jemi mësuar të mos reagojmë, edhe pse shumë padrejtësi po bëhen, ne sërish nuk reagojmë . Ne jemi të shpërndarë, pavarsisht se themi që shqiptarët janë popull mikpritës. Ne harrojmë që njerzit tanë vuajnë për bukën e gojës, shumë femijë braktisin shkollën e dalin lypin vetëm për një kafshatë , shumë vijnë nga rrethet drejt qyteteve për të përmirësuar jetesën e tyre dhe jo për ta përkeqësuar atë duke u ndeshur me paragjykimet dhe nofkat "katunar" " fshatar" . Dikush se pranon dot kulturen dhe prejardhjen tënde të sheh me ngjyrë të zezë të lëkures dhe të perplas në fytyrë termin ofendues "gabel" " jevg" . Ne nuk marrim frymë lirisht , ne nuk luftojmë për të drejtat që na takojnë por jemi mësuar t’i bindemi maxhorancës dhe të shkojmë drejt rrymës dhe jo të ngrejmë zërin e të kundërshtojmë ç’do padrejtësi e paragjykim.Ne duhet të jemi të barabartë pavarsisht gjinisë,fesë,racës apo prejardhjes tënde . Ndaj është shumë e rëndësishme të bëhemi të gjithë bashkë për t’i thënë Stop diskriminimit. Le të bëhen bashkë duart e zeza dhe të bardha dhe të sjellin ndryshimin e kësaj shooqerie. Ne jemi të gjithë njerëz jemi të gjithë frymorë me të drejta të barabarta. Gjithëpërfshirja është hapi i parë për flakëritur steriotipet që janë shpallur nga opinioni publik . Duhet të komentojmë sa më pak e të bashkpunojmë sa më shumë. Të bëhemi empatik perkundrejt të tjerëve dhe të mos lejojmë më të ndihemi të diferencuar. Ne jemi të ndryshëm por të gjithë kemi një të përbashkët , atë të qënurit " NJERI " .
kliko ketu pe te pare videon
S.D. U bë pjesë e një eksperimenti social thjeshtë për të parë reagimet e shoqerisë sonë të vyer. Kjo e bëri të reflektonte me veten për ç’do sjellje të saj . Ajo përjetoi ndjesinë që shumë prej këtyre grupeve të margjinalizuara mund ta kenë përjetuar . “Të jesh i diskriminuar nuk është e thënë të jesh rom apo me ngjyrë të errët .. I diskriminuar është çdokush që maxhorancës nuk i pëlqen paraqitja apo prejardhja që ti përfaqëson” . Vajza shprehet se i vinte keq që reagimet e kesaj shoqerie ishin aq të pakëta sidomos në pjesën kur djali e ofendoi gjatë eksperimentit . Duket sikur figura e mashkullit dominon ende në shoqerinë shqiptare. Ne jemi mësuar të mos reagojmë, edhe pse shumë padrejtësi po bëhen, ne sërish nuk reagojmë . Ne jemi të shpërndarë, pavarsisht se themi që shqiptarët janë popull mikpritës. Ne harrojmë që njerzit tanë vuajnë për bukën e gojës, shumë femijë braktisin shkollën e dalin lypin vetëm për një kafshatë , shumë vijnë nga rrethet drejt qyteteve për të përmirësuar jetesën e tyre dhe jo për ta përkeqësuar atë duke u ndeshur me paragjykimet dhe nofkat "katunar" " fshatar" . Dikush se pranon dot kulturen dhe prejardhjen tënde të sheh me ngjyrë të zezë të lëkures dhe të perplas në fytyrë termin ofendues "gabel" " jevg" . Ne nuk marrim frymë lirisht , ne nuk luftojmë për të drejtat që na takojnë por jemi mësuar t’i bindemi maxhorancës dhe të shkojmë drejt rrymës dhe jo të ngrejmë zërin e të kundërshtojmë ç’do padrejtësi e paragjykim.Ne duhet të jemi të barabartë pavarsisht gjinisë,fesë,racës apo prejardhjes tënde . Ndaj është shumë e rëndësishme të bëhemi të gjithë bashkë për t’i thënë Stop diskriminimit. Le të bëhen bashkë duart e zeza dhe të bardha dhe të sjellin ndryshimin e kësaj shooqerie. Ne jemi të gjithë njerëz jemi të gjithë frymorë me të drejta të barabarta. Gjithëpërfshirja është hapi i parë për flakëritur steriotipet që janë shpallur nga opinioni publik . Duhet të komentojmë sa më pak e të bashkpunojmë sa më shumë. Të bëhemi empatik perkundrejt të tjerëve dhe të mos lejojmë më të ndihemi të diferencuar. Ne jemi të ndryshëm por të gjithë kemi një të përbashkët , atë të qënurit " NJERI " .kliko ketu pe te pare videon
Tuesday, April 14, 2015
DIVERSITETI ROM SI VLERË E TRASHËGIMISË KULTURORE
Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri në bashkëpunim me Ministrinë e
Kulturës kanë organizuar më datë 8 Prill, ditën ndërkombëtare të
Romëve, aktivitetin e titulluar: “Diversiteti Rom si Vlerë e
Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”.
Ky aktivitet kishte si synim të promovonte një pjesë të Historisë, Traditave dhe Kulturës Rome përmes ekspozitës fotografike, inskenimeve të gjalla, prezantimit klasik, procesit të shoqërizimit dhe njohjes së kësaj kulture nga shoqëria në përgjithësi. Kërkon të përcjellë mesazhe rreth bashkëjetësës dhe diversitetit kulturor. Kultura dhe Identiteti i popullit rom nuk janë shumë të përhapura në shoqëri dhe shpesh here të keq kuptuara. Ka shumë pjesë dhe realitete të tjera që duhen prezantuar pasi përfaqësojnë vlera dhe ndërtojnë atë çka quhet diversiteti kulturor.
(Ky info eshte marre nga fanpage Instituti i Kultures Rome ne Shqiperi Irca)
Ky aktivitet kishte si synim të promovonte një pjesë të Historisë, Traditave dhe Kulturës Rome përmes ekspozitës fotografike, inskenimeve të gjalla, prezantimit klasik, procesit të shoqërizimit dhe njohjes së kësaj kulture nga shoqëria në përgjithësi. Kërkon të përcjellë mesazhe rreth bashkëjetësës dhe diversitetit kulturor. Kultura dhe Identiteti i popullit rom nuk janë shumë të përhapura në shoqëri dhe shpesh here të keq kuptuara. Ka shumë pjesë dhe realitete të tjera që duhen prezantuar pasi përfaqësojnë vlera dhe ndërtojnë atë çka quhet diversiteti kulturor.
(Ky info eshte marre nga fanpage Instituti i Kultures Rome ne Shqiperi Irca)
Subscribe to:
Posts (Atom)








