Pages

Monday, May 27, 2019

Fjalimi i parë nga deputeti Ervis Meço


Sot në parlamentin shqiptar ka mbajtur fjalim deputeti më i ri z. Ervis Meço. Ky i fundit bënte pjesë në Partinë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqiperisë dhe nga djegja e mandateve nga Opozita, ai tashmë bën pjesë në Parlamentin Shqiptar. Deputeti Meço është shprehur që si përfaqesues i shtresave te margjinalizuara ai kërkon me këmbëngulje, të hartohen në të gjitha komisionet e ligjeve ku të rishikohen të gjitha çështjet që kanë në fokus komunitetet Rome dhe Egjiptjane në fushat kryesore si: Arsim, strehim, punësim, shëndetësi etj. Madje i bën thirrje Institucioneve të larta dhe organizatave ndërkombetare që që këto dy komunitete të margjinalizuara të kenë kuota përfaqësimi në parlament, shembull i ndjekur ky në Kosovë, Maqedoni, etj.
Më poshtë keni të gjithë fjalimin e plotë të z. Ervis Meço :

I nderuar kryetar, të nderuar deputete, të dashur qytetar...
Sot ndjehem tepër i lumtur sepse mbas një kalvari historik tə gjatë vuajtjesh në plotë 107 vite të parlamentarizmit shqiptar më në fund në këtë tempull demokracie i përbërë nga 140 karrige, djegia e mandateve të Opozitës bëri që une të gjejë mundësinë e një karrigeje dinjiteti, ku dhe ulem sot me një përgjegjësi dhe krenari të madhe, vetëm e vetëm për të ngritur zërin e një kauze reale, fisnike-katërciprisht e drejtë e cila mbart mbi supe shuplakën e ashpër historike të diskriminimit racor ndaj komunitetit më paqedashës që kanë njohur trojet shqiptare, padyshim ajo ka qenë dhe ngelet popullata egjiptiane.
Zëri i tyre i munguar për shekuj, në këtë foltore lirie, sot do të hyjë në historinë e kombit shqiptar si shprehja dhe demonstrimi më i madh i lirisë dhe të drejtës së lobimit për ekzistencën e tyre të mohuar.
Të nderuar kolegë deputet më lejoni t'iu rikujtoj se:
Mahmada Gandi, Nelson Mandela dhe Martin Luterking, këta tre korifej të të drejtave të njeriut duke luftuar me ndershmërinë e kristalte, bujari absolute, paqe dhe dashuri të një dimensioni apostolik e ndihmuan globin të kurrohet nga patologjia me e madhe që ka njohur dhe prodhuar ndonjëherë njerëzimi...Sindroma e Racizmit.
Ata erdhën si nje agim i gëzueshëm për t'i dhënë fund natës së gjatë të rrobërisë së tyre.
I frymëzuar katërciprisht nga ky trinom demokracie...
Natyrshëm me lind pyetja...?
Po në realitetin shqiptar në 107 vite parlamentarizen...
Përse nuk i është dhênë e drejta komunitetit egjiptian dhe atij rom të jenë pjesë integrale e të drejtave të tyre në të gjithë zhvillimin e vendit, përse tereni dhe elita shqiptare është tepër e kapsuluar në lidhje me ta?
Kjo pyetje ende ska një pergjigje.!?
107 vite më vonë, jeta e një egjiptiani dhe e një romi është dëshpërimisht e gjymtuar nga prangat e segregacionit dhe vargojtë e diskriminimit.
Ende sot, këto dy shtresa të margjinalizuara diskriminohen dy here: 1. për shkak të ngjyrës dhe 2. për shkak të varferisë së tejskajshme.
Mungesa e një përfaqësie parlamentare i bënë ata të enden në ishullin e përjashtimit, ku vetmia bëhet imune në mes të një oqeani të prosperitetit Pseudo-Demokratik.
Ende sot heshtja e një egjiptiani dhe e një romi është duke lënguar në qoshe të shoqërisë shqiptare duke e gjetur veten si gjethet e rëna të një rrapi antik në tokën e mëkateve të mëdha.
Reforma integruese ndaj shtresave në nevojë më ka bërë sot të marrë të gjithë përgjegjësinë për ta pranuar këtë mandat si një e drejtë e mohuar deokracie për ta nxjerrë në pah dramën e diskriminimit të tyre.
Kolegë deputet...BE-ja pret të çeli negociadat në sajë të realizimit të 5 detyrave të shtepisë që duhet të përmbushi ky parlament;
Një nga këto kritere është edhe integrimi i komunitetit egjiptian dhe atij rom të Shqiperisë.
Si përfaqesues i shtresave te margjinalizuara kërkoj me këmbëngulje, gadishmërinë e një vullneti gjithpërfshirës për një rivlerësim total ndaj projekt-vendimimeve që do të hartohen në të gjitha komisionet e ligjeve ku të rishikojmë sëbashku me rigorozitet të plotë të gjitha çështjet që kanë në fokus këto 2 komunitete në fushat kryesore si:
Arsim, strehim, punësim, shëndetësi etj.
Në emër të komunitetit egjiptian dhe atij rom te Shqipërisë i bëj thirrje aleatit më të madh të kombit shqiptar, të dêrguarës së departanentit të shtetit amerikan, zv.Ambasadores znj.Lejla, të dërguarit të BE-së, Ambasadorit z.Soreka, OSBE-odirit, të gjitha trupave diplomatike që ndodhen në Shqipëri, Presidentit të Republikës z.Meta, qeverisë shqiptare e kryesuar nga z.Rama, Kryetarit të Kuvendit, z.Ruçi, liderit të Opozites z.Basha që këto dy komunitete të margjinalizuara të kenë kuota përfaqësimi në parlament, shembull i ndjekur ky...në Kosovë, Maqedoni, etj.
Zëri i tyre në parlament është padyshim, përmbushja e vetme dhe reale e integrimit të tyre.

Keyboard News: OSh 



No comments:

Post a Comment