Pages

Monday, January 04, 2016

Festë dhe Dhurata ! (VIDEO)

Atmosferë festive me rastin e festave te fundevitit, në zonën e Alliasit, Bregu i Lumit Tirane ku Organizata Rromani Baxt Albania në bashkëpunim me ADRA Fondation ka dhuruar pako për fëmijët rom dhe jo rom . Dhurata  këto, kontribut i fëmijëve gjerman . Mënyra se si janë dhururar keto pako ka qënë nje risi  e re dhe e bukur njëkohësisht . Në orët e para të mëngjesit, babagjyshi me “slitën” e tij ka shkuar shtëpi më shtëpi për të dhuruar fëmijëve dhe nxënësve pakon e Vitit të Ri . Fëmijët janë suprizuar dhe kanë mbetur tepër të kënaqur prej kësaj iniciative humanitare pasi  tradicionalisht, dhuratat për këto fëmijë janë ndarë brenda mjediseve të qendrës RBA . Fëmijët që marrin shërbime të ndryshme në këtë qendër jane angazhuar për të dekoruar mjediset e kesaj qendre, për t’i dhënë një veshje festive dhe të gëzueshme . Sëbashku me falenderimet dhe mirënjohjet ndaj Fondacionit ADRA dhe RBA-s femijët festuan të gëzuar për të mbyllur këtë vit me sukses, duke I shtruar edhe një koktejl .
kliko ketu per te pare videon
     






No comments:

Post a Comment