Pages

Wednesday, June 24, 2015

O roma aktivistja den Informacia e manushenge

  O aktiviste e Tiranake dene informacia sar te keren aplikacia e kherenge e romenge em chibanenge kaj beshen ki Unitacia nr. 11 . Olen isilen preukopacia kaj lengo kher isi pashe to treni . Vaver problemi isi kaj nanaj o sistemi e kanalesko .

Aktivistët e Tiranës kanë informuar antarët e komunitetit rom/egjiptian të cilët janë pjesë e Njësisë Bashkiake Nr.11 për legalizimin e banesave. Familjarët shprehen shqetesimin e tyre për banesat të cilët janë shumë afër shinave të trenit.
Përveç pjesës së legalizimeve u konstatuan probleme lidhur me mungesën e sistemit të kanalizimeve për një pjesë të zonës.

Tirana activists have informed members of the Roma / Egyptian who are part of the boroughs No.11 on the legalization of housing.  Family expressed their concern problems for their house that are near to train station . Apart from the legalization were found problems associated there is missing sewerage system for part of the area.      

2500 shtëpiza përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në datën 24 Nëntor, rreth 2500 shtëpiza të vogla janë vendosur nga të rinjtë përpara godinës së Kryeministrisë në shenjë proteste kundër shembjes së banesave në zonën e Selitës, të cilët preken nga plani urbanistik, ndërtimi i "Unazës së madhe" . Këto shtëpiza të vogla janë ndërtuar nga artisti rom fierak, Sead Kazanxhiu .

On 24 November . around 2500 small houses were placed from young's in front of the prime ministry building in protest against the demolition of housing in the area of Selita, affected by urban plan, Construction of the "big Ring" . Those small houses are builded from roma artist Sead Kazanxhiu .

Ko 24 Novembro, pash 2500 tikine khera o terne chude anglal ki institucia e jekhoministro sar protesta kaj ma te xataren o khera ki zona Selita, kaj azbavon kato plani urbano, keripe e "Bari Angrustik" . Akale tikine khera kerdas o Artisti romano Sead Kazanxhiu .  .
    kliko ketu per te pare videon

Monday, June 22, 2015

Sulmohen romët në autobus

On June 21, a father and his two seventeen year olds - boys were attacked while traveling in the bus, returning from church. The situation is happening in Sofia city. The description of the attackers/based on peoples who were travelled in the same bus/ were: 4-5 young boys hooded, armed with pens and bats.
The attack is sudden and is not caused by anything. Attackers hits boys and their father at back with the words "Gypsies, dirty."

I just want to add that such an attack was the second official in a week only for Sofia, and my personal information is that the numbers are much more/, who knows really what is the real number of victims of such hate crimes. In the last month - two conflicts are played out on an ethnic basis: Village in Blagoevgrad and in "Orlandovtsi" neighborhood in Sofia city.
The attack on these boys and their father did happen in "Druzhba" neighborhood, Sofia city.

Më 21 qershor  një baba me  fëmijët e tij 17 vjeçar, sapo kishin dalë nga kisha , u sulmuan ndërsa udhëtonin me autobus .  Situata ka ndodhur në qytetin e Sofjes. Sipas informacioneve nga qytetarët bullgarë që ndodhesin në vendngjarje, ishin 4-5 djem të rinj të maskuar, të armatosur me dhe shkopinj.Sulmi ishte i papritur dhe nuk u shkaktua nga ndonjë gjë. Sulmuesit goditën djemtë  dhe të atin e tyre në përsëri me fjalët "ciganë, zhulsa ."

Një aktiviste rome,Stella Angelova thotë se :
“një sulm i tillë ishte i dytë në një javë vetëm në Sofje  dhe me informacionet që kam është se numrat janë shumë më tepër, kush e di në të vërtetë se sa është numri i vërtetë i viktimave të krimeve të tilla të urrejtjes. Në muajin e fundit - dy konfliktet janë luajtur mbi baza etnike si Fshatin në Blagoevgrad dhe në lagjen "Orlandovtsi" në qytetin e Sofjes. Sulmi ndaj këtyre djemve ndodhi në lagjen e  Druzhba" Sofia city.

Ko 21 June jekh dad pire chavencar 17 breshenge, kozom niklistilesas kati khangiri, khudelen kana phirensas autobuzesar . Situacia undili ki Sofia(Bulgaria). Kato informacia ka ledham kato manusha andre ko autobus, isine 4-5 terne maskasar, bashavdencar em kashtencar . na dzinol soske khude e dades em leske chaven . o rakle khude e dades em leske chaven em koshalelen billacho “cigania, bi thovde.
Jekh aktivistka romni, Stella Angelova vakerel :

“Isi o dujto attak to akava kurko  kaj undillo numaj ki Sofia, em o informacioni kaj siman se isi po but em na dzaniol kozom isi o gin e viktimengo . Koa kava masek undile duj(2) konfliktia kato racizmo ko gav Blagoevgrad em ki mahadha "Orlandovtsi" ki diz Sofia . o than kaj khude e romen isi ki Druzhba" Sofia city “ .
     


Sunday, June 21, 2015

Romët e Gjirokastrës, mungesë të infrastrukturës rrugore dhe ujit

Lagjia “Zinxhiras” në Gjirokastër, zona periferike ku jeton kryesisht komuniteti rom, nuk ka ujë të pijshëm, infrastrukurë rrugore, apo ndriçim publik. Ndonëse jetojnë rreth 600 banorë, janë të privuar edhe nga kushtet minimale të higjenës.
Romët në Gjirokastër të përqëndruar në lagjen periferike të qytetit “Zinxhira”, përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm, ndriçimit rrugor, prezencës së mbetjeve urbane etj.
Pjesëtarë të këtij komuniteti kanë pohuar se uji vjen vetëm gjysëm orë, e kjo në një tubacion të hapur në një gropë nga vetë ata, ku është e pamundur të furnizohen të gjithë dhe uji sipas tyre është shumë i ndotur.
Janë rreth 600 banorë të komunitetit rom që jetojnë në këtë zonë periferike të qytetit të Gjirokastrës.    
kliko ketu per te pare videon

Jo termit "arixhi" në tekstet tona

Aktivistët e komunitetit rom dhe e
gjiptian i drejtohen publikisht me një letër të hapur Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve, lidhur me konstatimin tonë përsa i përket provimit të Gjuhë-Letërsisë, në Maturën Shtetërore më datë 29 maj 2015.
Në një nga pyetjet e provimit në Letërsi dallohet qartë përdorimi i termit “arixhi”, si pjesë e veprës së autorit Gabriel Garcia Marques dhe mbi të gjitha formulimit të pyetjes mbi ardhjen e “arixhinjve” dhe se çfarë mendojnë maturantët për ta bazuar në veprën e Markezit.
Së pari, ju bëjmë me dije se termi ‘arixhi’ përmban një konotacion negativ, është i papërshtatshëm për ta përdorur si term dhe fyen komunitetin rom, duke shfaqur doza diskriminimi dhe përforcimin e stereotipave kundrejt këtij komuniteti.
Së dyti, tashmë njihet botërisht termi rom, gjithashtu në Shqipëri është njohur si minoritet Linguistik, term i cili e identifikon këtë komunitet edhe përmes gjuhës së ligjit shqiptar.
Institucionet kompetente në respekt të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të sanksionuara në legjislacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, duhet të siguroheshin dhe të merrnin të gjitha masat kundër përdorimit të termave ofenduese, të cilat shenjëstrojnë një komunitet të caktuar.
Ndaj, aktivistët e komunitetit rom dhe egjiptian u bëjnë thirrje institucioneve të lartpërmendura që të marrin të gjitha masat, duke filluar me korrigjimin/pastrimin e teksteve mësimore që janë pjesë e kurikulave shkollore nga përdorimi i termave të tillë, të cilat mund të ndikojnë në keqinformimin dhe keqedukimin e brezave të rinj lidhur me identitetin, kulturën dhe historinë e një populli të caktuar.
Duke besuar në mirëkuptimin e Ministrisë së Arsimit përsa i përket shqetësimit tonë, kërkojmë prej jush një reagim publik rreth shqetësimit të ngritur në këtë letër.
Jemi në pritje të reagimit tuaj pozitiv.    

Marrë nga gazeta shqiptare - http://balkanweb.com/gazetashqiptare/jo-termit-arixhi-ne-tekstet-tona/

Saturday, June 20, 2015

Aktivisti rom i PD së bashku me familjen kërcënohet me armë (Video)

Erdhi 21 qershori, në Elbasan është shënuar një incident  ku një drejtues i zyrës elektorale të PD(Xhevdet Mustafaj) është kërcënuar me armë familjarisht në shtëpinë e tij. Ngjarja  ka ndodhur dy net më parë, ndërkohë që policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë agresorin, për të cilin PD pretendon se ka qenë i armatosur në momentin e kërcënimit, megjithëse policia tha se atij nuk i është gjetur armë. Kjo solli edhe reagimin e menjëhershëm të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili udhëtoi në mesnatë për në Elbasan, nga ku i kërkoi prokurorisë që të zbardhë sa më parë ngjarjen e rëndë.

Në lagjen “5 maji” në Elbasan, Xhevdet Mustafaj shprehet se persona të armatosur e kanë kërcënuar atë dhe familjen për votën. “Është e disataherë që më kërcënojnë. Të enjten në mbrëmje erdhën me një makinë luksoze”, ka thënë aktivisti i PD-së, Xhevdet Mustafaj, duke pretenduar se kërcënuesit janë aktivistë të Partisë Socialiste.

 “Na kanë ardhur në mes të natës me armë, më terrorizuan fëmijët. Tre ishin me kallashnikovë dhe një me pistoletë. Kemi dërguar nënën në spital”, është shprehur Mustafaj.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërriti kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kandidati për kryebashkiak Ardian Turku, si dhe kryetari i grupit të punës, Ridvan Bode.

“Qazim Sejdini, ky oktapod që është kapur gafil para gjithë mediave si kërcënues dhe censurues i medias së lirë, është provuar edhe si autor i terrorit mbi komunitetin rom. Ai përdor banditët Çela për të terrorizuar aktivistët e Partisë Demokratike. Kemi informacione se Sejdini ka krijuar një rrjet mafioz të blerjes së votës kundrejt 20 mijë lekëve. I bëj thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë, deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Policia e Elbasanit e cila ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në vendin e quajtur Rrapishtë. “Pas njoftimit, shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe u konstatua se B. M. 43 vjeç dhe Xhevdet Mustafaj, 52 vjeç, kryetar i seksionit të PD në lagjen ‘5 Maji’ janë kanosur në oborrin e shtëpisë. Të dy kanë denoncuar se janë kërcënuar me fjalë nga F. M. 19 vjeç, banues ne Elbasan, duke iu përcaktuar se në çfarë krahu duhet të votojnë ata, pasi në të kundërt do të kenë probleme. Nga veprimet e para hetimore të deritanishme rezulton se nuk është përdorur armë”, tha policia, e cila shtoi se i denoncuari është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nuk kishte si të mos mungonte reagimi i deputeti socialist, Taulant Balla, i cili këtë incident e ka cilësuar një sajesë për përfitime politike. “Nuk ka pasur asnjë sulm politik, por vetëm një zënkë mes dy familjeve që u shit si incident elektoral. Basha dhe Turku po tentojnë të prishin klimën e qetë politike që ekziston në Elbasan. Turku dhe anëtarët e Partisë Demokratike po inskenojnë video dhe incidente të tilla të turpshme pasi janë në panik”, është shprehur Taulant Balla, duke rrëzuar edhe ato që ka deklaruar policia, e cila po heton ngjarjen.    
kliko per te pare videon pj.1 
kliko per te pare videon pj.2   

Komuniteti rom në Tiranë(Shkozë)

Banorët kërkojnë që kandidatët për kryetar bashkie nga koalicioni i majte dhe ai i djathte t'iu përgjigjen kërkesës së banorëve per tu ballafaquar me problemet e tyre dhe zgjidhjen konkrete te cilen ata premtojne. Ato i kërkojnë mediave televizive qe t'i ndihmojnë në këtë përpjekje duke ardhur në zonën e Shkozës për t'i mundësuar banorëve qe t'i bejne thirrje kandidatëve që të pranojnë ftesën e tyre.
"besojme tek pushteti i medias, ne besojmë se nëse media do të na mbështesë në kërkesën tonë për të biseduar me kandidatët mbi problemin tonë konkret si dhe t'i bëjme atyre pyetje për të kuptuar nëse ata kanë ndërmend një zgjidhje konkrete, të bëshme dhe të matshme për shqetesimin tonë, atëhere perpjekja jonë do të kishte më tepër sukses. "             

Vota Vlen ! (Video)


 Nisma "Vota Vlen" është një përpjekje e aktivistëve rom në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 Qershorit 2013 në Shqipëri, e cila u përqëndrua në 14 komunitete rome në të gjithë vendin.
Kjo nismë, simbolizon një marrëdhënie të re dhe të ndryshme nga "tradita 20 vjecare" e raportit midis qytetarëve me politikës, ku qytetarët e organizuar arrijnë të shprehin interesat e tyre të përbashkëta dhe të ndikojnë në axhendën dhe ligjërimin politik.
"Vota Vlen" është konceptuar dhe është vën në jetë nga aktivistët rom me përfshirjen e vetë komuniteteve rome.
Realizimi i kësaj nisme mundësoi krijimin e një përfytyrimi të ri të organizimit komunitar mbi fuqinë e tyre të përbashkët për të prodhuar ndryshime cilësore të realitetit në të cilin ndodhen.
Kjo nismë është një process dhe si cdo proces varet nga angazhimi i njerëzve të cilët i japin jetë asaj .    
                  
kliko ketu per te pare videon

Friday, June 19, 2015

Drejtuesi i zyrës elektorale të PD në lagjen 5 Maj denoncon se është kërcenuar me armë në shtëpi

 Xhevdet Mustafaj, përfaqesues i komunitetit rom dhe drejtues i zyrës elektorale të PD në lagjen 5 Maj ka denoncuar se është kërcënuar me armë nga persona që sipas tij janë pranë kandidatit të PS, Qazim Sejdini.
“Na kanë ardhur në mes të natës me armë, më terrorizuan fëmijet. Sueli të vinte ditën jo në mes të natës. Tre ishin me kallashnikovë dhe një me pistoletë . Kemi dërguar nënën në spital se ajo u bë keq” është shprehur Mustafaj. Vetë kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbërritur në Elbasan duke u njohur me këtë rast.    



Thursday, June 18, 2015

Çelet ekspozita “Genocidi rom”

Në ambjentet e  “Tirana Ekspres”  u çel ekspozita e titulluar “Genocidi rom” për të kujtuar vështirësitë që hasnin romët në kampet e përqëndrimit gjatë regjimit nazist . Tek ky event ishin  prezent kryesisht të rinj dhe vizitorë të huaj, ekspozita u hap për publikun në orën 18:30 . Kjo ekspozitë kishte shumë objekte që lidheshin me pjesën e historisë së genocidit . Përveçse ekspozitë, të rinjtë rom kanë përgatitur një dramë për ta bërë më të qartë pjesën e historisë së genocidit rom .   Genocidi rom ose Holokausti rom, i njohur gjithashtu si “Porajmos” ose "Samudaripen" (vrasje masive ) e cila ishte përpjekja e regjimit nazist dhe aleatëve të tij për të shfarosur popullin rom të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore .    

Ko than "Tirana Ekspres" phiradili i ekspozita "Genocidi rom" kaj te astaren godi o pharipe e romengo ko kampia e nazismo redzimo . Ko akava eventi isine present numaj terne i vizitorja avrutne, i ekspozita phiradili e manushenge ko 18:30 . Ki akija ekspozita isinella but objektja kaj phanlonas e kotoresar ki historia e genocidesko . Najsne numaj ekspozita, o terne roma çerde jekh drama kaj te ovel po siklovpe o kotor e historiako genocidesko romano . Romano genocido o Holocausi romano, avdo sar "Porajmos" o "Samudaripen" kaj isine inciativa e redzimo-nazist i lenge aleatja kaj te mudaren e romen ki Evropa ko Chingar to Dujto Sundal .