Pages

Saturday, June 20, 2015

Komuniteti rom në Tiranë(Shkozë)

Banorët kërkojnë që kandidatët për kryetar bashkie nga koalicioni i majte dhe ai i djathte t'iu përgjigjen kërkesës së banorëve per tu ballafaquar me problemet e tyre dhe zgjidhjen konkrete te cilen ata premtojne. Ato i kërkojnë mediave televizive qe t'i ndihmojnë në këtë përpjekje duke ardhur në zonën e Shkozës për t'i mundësuar banorëve qe t'i bejne thirrje kandidatëve që të pranojnë ftesën e tyre.
"besojme tek pushteti i medias, ne besojmë se nëse media do të na mbështesë në kërkesën tonë për të biseduar me kandidatët mbi problemin tonë konkret si dhe t'i bëjme atyre pyetje për të kuptuar nëse ata kanë ndërmend një zgjidhje konkrete, të bëshme dhe të matshme për shqetesimin tonë, atëhere perpjekja jonë do të kishte më tepër sukses. "             

Vota Vlen ! (Video)


 Nisma "Vota Vlen" është një përpjekje e aktivistëve rom në kuadrin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 Qershorit 2013 në Shqipëri, e cila u përqëndrua në 14 komunitete rome në të gjithë vendin.
Kjo nismë, simbolizon një marrëdhënie të re dhe të ndryshme nga "tradita 20 vjecare" e raportit midis qytetarëve me politikës, ku qytetarët e organizuar arrijnë të shprehin interesat e tyre të përbashkëta dhe të ndikojnë në axhendën dhe ligjërimin politik.
"Vota Vlen" është konceptuar dhe është vën në jetë nga aktivistët rom me përfshirjen e vetë komuniteteve rome.
Realizimi i kësaj nisme mundësoi krijimin e një përfytyrimi të ri të organizimit komunitar mbi fuqinë e tyre të përbashkët për të prodhuar ndryshime cilësore të realitetit në të cilin ndodhen.
Kjo nismë është një process dhe si cdo proces varet nga angazhimi i njerëzve të cilët i japin jetë asaj .    
                  
kliko ketu per te pare videon

Friday, June 19, 2015

Drejtuesi i zyrës elektorale të PD në lagjen 5 Maj denoncon se është kërcenuar me armë në shtëpi

 Xhevdet Mustafaj, përfaqesues i komunitetit rom dhe drejtues i zyrës elektorale të PD në lagjen 5 Maj ka denoncuar se është kërcënuar me armë nga persona që sipas tij janë pranë kandidatit të PS, Qazim Sejdini.
“Na kanë ardhur në mes të natës me armë, më terrorizuan fëmijet. Sueli të vinte ditën jo në mes të natës. Tre ishin me kallashnikovë dhe një me pistoletë . Kemi dërguar nënën në spital se ajo u bë keq” është shprehur Mustafaj. Vetë kreu i opozitës Lulzim Basha ka mbërritur në Elbasan duke u njohur me këtë rast.    



Thursday, June 18, 2015

Çelet ekspozita “Genocidi rom”

Në ambjentet e  “Tirana Ekspres”  u çel ekspozita e titulluar “Genocidi rom” për të kujtuar vështirësitë që hasnin romët në kampet e përqëndrimit gjatë regjimit nazist . Tek ky event ishin  prezent kryesisht të rinj dhe vizitorë të huaj, ekspozita u hap për publikun në orën 18:30 . Kjo ekspozitë kishte shumë objekte që lidheshin me pjesën e historisë së genocidit . Përveçse ekspozitë, të rinjtë rom kanë përgatitur një dramë për ta bërë më të qartë pjesën e historisë së genocidit rom .   Genocidi rom ose Holokausti rom, i njohur gjithashtu si “Porajmos” ose "Samudaripen" (vrasje masive ) e cila ishte përpjekja e regjimit nazist dhe aleatëve të tij për të shfarosur popullin rom të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore .    

Ko than "Tirana Ekspres" phiradili i ekspozita "Genocidi rom" kaj te astaren godi o pharipe e romengo ko kampia e nazismo redzimo . Ko akava eventi isine present numaj terne i vizitorja avrutne, i ekspozita phiradili e manushenge ko 18:30 . Ki akija ekspozita isinella but objektja kaj phanlonas e kotoresar ki historia e genocidesko . Najsne numaj ekspozita, o terne roma çerde jekh drama kaj te ovel po siklovpe o kotor e historiako genocidesko romano . Romano genocido o Holocausi romano, avdo sar "Porajmos" o "Samudaripen" kaj isine inciativa e redzimo-nazist i lenge aleatja kaj te mudaren e romen ki Evropa ko Chingar to Dujto Sundal .   








Sunday, May 24, 2015

Aktivitet me fëmijët në nevojë

Në kudër të ditës së jetimëve Shoqata e gjimnastikës aerobike e artistike ka organizaur një aktivitet me kërcime në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” . Në këtë aktivitet kanë marrë pjese nga Shkolla dhe organizata nga Shqipëria dhe Kosova me kërcime të ndryshme . Organizata RBA  ka performuar me një kërcim robot dance dhe me një zumba të këngëtarit maitre gims(Bella) . Në fund të këtij aktiviteti janë shpërndare çertifikata dhe medalje . Më vonë u shpallën fitues disa disa organizata si Fshati SOS, Qendra Don Bosko dhe Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” .

Friday, May 22, 2015

Vizita në Baltëz(Video)

Shkolla Barvalipe e përbërë me një grup të rinjsh nga qytete të ndryshme të shqipërisë kanë vizituar fshatin Baltëz të Fierit . Arsyeja e kësaj vizite është për t’u informuar më shumë përsa I përket kulturës dhe traditës rome . Në atë fshat të rinjtë takuan Z. Latif Kazanxhiu ku ky I fundit I ka shpjeguar të rinjve për kulturën dhe traditën rome . Më shumë u fokusuan tek festa e Hederlezit(Shën Gjergjit) ku të rinjtë nuk hezituan me pyetjet e tyre për të ditur mënyrë sesi romët e Baltëzës e festojne ditën e 6 Majit . Më pas u fol dhe për fisin rom Meçkar dhe konfliktet që kanë me fisin tjetër kaubuxhi .   Romët ndahen në 4 fise kryesore : meçkar,çergar, kurtof dhe Kaubuxhi . Emërtimet e këtyre fiseve e kanë marrë nga zanati që ësshtë trashëguar prej kohësh brez pas brezi . Fisi i parë që ka mbërritur në Shqipëri është fisi i Meçkarëve ku sipas një studimi të bërë nga fondacioni Soros cilësohet si fisi më integruar krahasuar me fiset rome   kliko ketu per te pare videon .



Wednesday, May 20, 2015

O roma mangen te ushten !

Aktivistët e Tiranës realizuan takime me komunitetin rom në zonën e Shkozës, Selitës dhe Bregut të Lumit  për problemet dhe kërkesat që do të trajtohen me kandidatët për kryetar Bashkie për Tiranën. Problemet më emergjente në këto tre zona janë stehimi dhe punesimI . 


Tirana activists realize a  meeting with the Roma community in the area of Škoza, Selita  and the Bregu i Lumit  about the problems and requirements that will be treated with the candidates for Tirana mayor. Immediate  problems in these three areas are housing and employment.


Aktvistja e Tiranake dzele ko  zone kaj dziven roma sar  Škoza, Selita em Agor e Derjavako (Bregu i Lumit) e problemenge kaj ka vakeren e kandidatencar kaj mangen te oven sherutno e Tiranako .  Problemo maj emergjenti to akale zone isi bikhere em bibutja .