Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 12 Prill 2017 u miratua projektligji për pakicat kombëtare.
Ky ligj ka për qëllim të sigurojë ushtrimin e të drejtave specifike të personave që i përkasin një pakice kombëtare, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një komponent thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë para ligjit.
Në kuptimin e këtij ligji, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe.
Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, gëzojnë këto të drejta: Të drejtën të krijojnë dhe të marrin pjesë në parti politike, shoqata, si dhe organizata të tjera civile në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi, me qëllim shprehjen dhe mbrojtjen e interesave të tyre.
Ligji është miratuar në qeveri dhe i është dërguar për propozim Kuvendit,nuk dihet ende nëse do të miratohet këtë parlament apo në parlamentin e ri në shtator.
No comments:
Post a Comment