Banorët e Komunitetit rom/jo rom për herë të tretë protestojnë përpara Kryeministrisë për çështjen e strehimit . Në zonën e Selitës rreth 60 familje rrezikojnë të mbeten jashtë pasi preken nga segmenti rrugor i ndërtimit të Unazës së madhe . Këta banorë kanë rreth një viti që kanë protestuar në ç’do institucion por nuk ka patur asnje zgjidhje nga ana e tyre por është shtuar më shumë ankthi tek këto familje . Në këtë protestë të shoqëruar nga rreshjet e shiut, ishin pjesëmarrës rreth 60 protestues midis tyre dhe aktivist të cilët sipas familjeve të zonës së Selitës shprehen se kanë qënë të vetmit që i kanë përkrahur gjatë këtij viti. Në një deklaratë drejtuar Kryeministrisë, banorët shprehen se kanë ndërmarrë një sërë përpjekjesh konkrete, për të adresuar problematikën që i shqetëson prej shumë kohësh dhe i kanë vendosur në kushte të pasigurt se banesat e tyre rrezikohen drejtpërdrejtë nga zbatimi i planit të Unazës së Madhe. Këto familje kërkuan :
1. Krijimi i një grupi nga qeveria për t’u konsultuar me të gjithë banorët që preken nga ky plan.
2. Ofrimin e mundësisë për çeljen e procesit të shpronësim/kompesimit përmes një VKM- e cila mund të propozohen nga Ministritë e Linjës .
3. Një pjesë e cila nuk disponon asnje dokument, e sheh më të arsyeshme që shteti, pushteti Qendror ose ai Lokal duke parë asetet që disponon ti vërë në dispozicion një truall për aq sa ka nevojë sejcila nga familjet ku të mund të ndërtojnë vetë.
4. Ofrimi i sigurisë ligjore për të mos i dëbuar pa iu gjendur alternativa të përshtatshme strehimi dhe të pranueshme, pa i hapur rrugën geotizimeve, segregimit dhe formave të tjera të izolimit.
5. Te mos konsiderohet si zgjidhje zhvendosja në banesa me qera të subvencionuar nga shteti për 2 vjet.

FOTO NGA PROTESTA
No comments:
Post a Comment