Pages

Wednesday, March 01, 2017

Rivelino Çuno, "PEISH do të jetë zëri dhe fuqia e cdo Egjiptiani dhe Romi në Shqipëri. “


Lidhur me situatën kaotike të tregtarëve që shesin rroba të përdorura pranë spitalit nr. 5, ka reaguar Rivelino Çuno, kryetari i partisë për Europianizim dhe Integrim (PEISH) .
Ai tregon arsyet përse proteston komuniteti Rom dhe Egjiptjan :


“Sepse ne jemi një komunitet i diskriminuar, i paintegruar, i pa përfaqësuar . Ne egjiptianët dhe romët e Shqipërisë, vuajmë nga diskriminimi dhe varferia, për shkak të ngjyrës dhe paragjykimeve raciale. Vuajmë dhe vuajmë shumë. Kjo është e vërteta. 

Edhe kur krijojme mundesi vete punesimi, vjen Bashkia e Tiranes dhe na terheq zvarrë . Vjen Qeveria e na terheq zvarrë .
Ne jemi minoritet. Jemi të diskriminuar. Jemi të varfër . 

Me ne, Bashkia, Qeveria, Institucionet duhet të komunikojnë e sillen në mënyrë të posacme.
Kur na vjen rruspa e Bashkisë dhe dhuna e policisë, neve nuk kemi zgjidhje tjetër vecse të protestojmë e ngremë zërin.

Na kanë burgosur pse jemi të varfër e nuk paguajmë dot fatura, na kanë hequr buken e gojës, na kanë vënë prangat se kemi bëre shtëpi halli pa leje.
Nuk na kanë lënë asnjë shteg tjetër pervec Protestës. Egjiptianet dhe Romet e Shqiperise nuk janë më vetëm. Kanë Partinë e tyre.

PEISH është Partia e Egjiptianëve dhe Romëve të Shqipërisë dhe do ta ngrejë lart zërin e tyre. Do ti përfaqësojë ata. Do të jetë në sheshë protestë me ta, në tryeza bisedimi per ta. Askush nuk do të lejohet më që të na nëpërkëmbin e diskriminojnë. PEISH do të jetë zëri dhe fuqia e cdo egjiptiani dhe romi në Shqipëri. “    

Chorori Media/ Olsi Sherifi

Alternativat nga Bashkia për tregtarët informal !

Bashkia e Tiranës jep arsye përse ka zhvilluar aksionin e e shembjes të tregut të rrobave të përdorura pranë spitalit nr. 5 në Tiranë . Në një deklaratë për mediat, Bashkia e Tiranës është shprehur se ka patur ankesa të vazhdueshme  nga banorët për problematikat dhe ndotje në këtë zonë, për shkak të ankesave ndodhi kjo ndërhyrje .
Në kuadër të politikave zhvilluese për tregjet publike, për të patur tregje funksionale me paramatrat e tregut me kushte standarte dhe mbrojtje për konsumatorët . Bashkia e Tiranës ka kryer një studim në vitin 2016 për të formalizuar dhe për të rregulluar tregtimin e rrobave të përdorura .
Bashkia ka dhënë këto propozime si mëposhtë :
Krijimin e 3 pikave të ndryshme në Tiranë për spostimin e tregtisë së rrobave të përdorura si :

1.      Zona Uzina Dinamo
2.      Tregu në kodër Kamëz
3.      Ish Fonderia Mekanike

Ky studim ka shërbyër për të formalizuar tregtimin e rrobave të përdorura, dhe Bashkia e Tiranës thekson që nuk po i nxjerr në rrugë por po i ofron formalizimin e trgjeve të rrobave të përdorura sipas standarteve të lejuara .


Chorori Media Journalist / Olsi Sherifi
Fotografi/ Enea Qerimi